Pronari i një hoteli në Durrës është vënë në prangat e policisë ditën e sotme në qytetin bregdetar gjatë aksionit të OSHEE dhe Policisë së Shtetit, kundër vjedhjes së energjisë. Shtetasi Nikoll Dashi, 53 vjeç, pronar i një hoteli në lagjen 13 në Durrës akuzohet për vjedhje të energjisë elektrike.
 
Materialet në ngarkim të 53-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.