Vjedhja e energjisë,policia:Në Tiranë 
872 raste të procedurara penalisht

TIRANË - Policia e Kryeqytetit ka publikuar të dhënat për numrin e personave të proceduar penalisht prej fillimit të operacionit kundër vjedhjes së energjisë.
 
Sipas policisë nga fillimi i operacionit më 27 tetor të vitit të kaluar deri më datë 15 shkurt 2015 ka rezultuar se në total janë proceduar penalisht 872 persona, ndërsa janë zbuluar 866 raste me 915 persona të evidentuar si autorë, 410 prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë nga policia, mes tyre edhe 6 punonjës së OSHEE-së.
 
Ndërkohë që janë proceduar në gjendje të lirë 217, ndërsa janë shpallur në kërkim 288 persona.
 
Ndaj tyre Gjykata ka vendosur:
Për 92 shtetas Gjykata ka vendosur masën e sigurisë Arrest burg,
Për 205 shtetas Gjykata ka vendosur masën e sigurisë Detyrim paraqitje,
Për 2 shtetas lirim i menjëhershëm,
Për shtetas 75 Gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie
1 gjendje të lirë
35 persona nuk kanë dalë akoma para gjykatës.
 
Sipas raportit të policisë së kryeqytetit nga 830 procedime penale, 251 janë biznese private, 621 për pajtimtarë familjarë.

Policia e Tiranës thekson se këto operacione do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme duke koordinuar veprimet me OSHEE dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë duke arrestuar në kushtet e flagrancës ata shtetas të cilët vjedhin energjinë elektrike. 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 6 Janar, 20:03

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje

Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje