TIRANË - Një punonjës i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kavajë u arrestua nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Lexuesi me inicialet A.Ç u vu në pranga nga policia në kuadër të operacioneve të përbashkëta me OSHEE për goditjen e shkelësve të ligjit përmes lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike.

Gjithashtu, në pranga ranë edhe 9 pronarë biznesesh, 6 në Kavajë, 2 në Durrës dhe 1 në Shijak, të cilët akuzohen se kanë vjedhur energjinë elektrike përmes lidhjeve të paligjshme në bizneset e tyre.

Aktualisht ata po procedohen ne komisariatet përkatëse

Redaksia Online
Shqiptarja.com