Vjedhja e florit, lirohen policët

Vjedhja e florit, lirohen policët
Janë liruar nga paraburgimi 4 të arrestuarit, zyrtarë të lartë policorë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në skandalin e vjedhjes së 25 kilogramëve ari në dhomën e dëshmive të Policisë në Pejë.
Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, konfirmoi për RTK-në se katër zyrtarëve policorë u është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Hetimet e para, të nisura nga Inspektorati Policor i Kosovës, kanë treguar se kjo vjedhje është bërë në mënyrë profesionale, pasi në dhomën e dëshmive, aty ku mbahej ari, nuk janë gjetur prova materiale, përfshirë këtu shenja të gishtërinjve. 
Sipas inspektoratit Policor, në pyetje do të merren të gjithë ata punonjës policie që janë potencialë për hetimet dhe nëse është e nevojshme do të pyeten të gjithë ata që kanë qenë përgjegjës që nga viti 2008, kur u konfiskua kjo sasi e arit. 

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza