Vjedhja e ndihmave që ishin për të prekurit nga tërmeti, lirohet nga qelia shefi i rendit në Rinas Altin Zeka

Vjedhja e ndihmave që ishin për të prekurit nga tërmeti, lirohet nga qelia shefi i rendit në Rinas Altin Zeka

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur të lirojë nga qelia dhe të caktojë masën e detyrimit për paraqitje ndaj shefit të rendit pranë komisariatit të Rinasit, Altin Zeka.

Ky i fundit u ndalua nga agjentët e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave, pasi dyshohet se kishte vjedhur 18 pako me ushqime të fondacionit “Fundjava Ndryshe”, të cilat ishin mbledhur për t’ia dorëzuar banorëve të prekur nga tërmeti. Në gjendje të lirë do të vijojë të hetohet edhe efektivi tjetër i policisë së Rinasit Ervin Haxhillari dhe kunati i Altin Zeka, zjarrfikësi Alban Taulla.

Sipas akuzës, pedagogia Valbona Zekaj ishte ajo që siguronte ushqimet dhe më pas ja jepte bashkëshortit të saj Altinin, i cili urdhëronte një punonjës tjetër policie Ervin Haxhillarin, që t'i dërgonte pakot me ushqime në banesën e prindërve të Valbonës, ku jetonte dhe vëllai i saj zjarrfikës, Alban Taulla. Mes personave të arrestuar ishte dhe zjarrfikësi Arben Taulla dhe komandanti i skuadrës në seksionin e rendit në komisariatin e Rinasit, Ervin Haxhillari. Ky i fundit ka vendosur të bashkëpunojë me policinë duke treguar të gjithë çfarë kishte ndodhur.

Ndaj këtij punonjësi policie, prokuroria ka kërkuar në muajin nëntor 2019 në gjykatën e Tiranës, caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërsa për dy kunetërit Altin Zekaj dhe Alban Taulla është kërkuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Për pedagogen Valbona Zekaj hetimet vijojnë në gjendje të lirë. Të treja këto masa sigurimi tashmë janë ndryshuar nga gjykata e Apelit Tiranë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodrani: 14/12/2019 01:31

    O altin djali respekte per ty , po mos u merr me bubaqin se asht terrc ai

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave