Vjedhja e pikturave në Korçë
Zyrtarët e galerisë akuza njëri-tjetrit

Vjedhja e pikturave në Korçë <br />Zyrtarët e galerisë akuza njëri-tjetrit
KORCE - Përforcohen dëshmitë dhe faktet për zhdukjen e 64 pikturave nga galeria e arteve “Guri Madhi”, ngjarje kjo e regjistruar në qytetin e Korçës në korrik të vitit 2011. Pas ndarjes së gjykimeve mes dy të akuzuarve kryesorë për shpërdorim detyre, Vladimir Topit dhe Sotiraq Xegës, në seancën e radhës iu është përgjigjur pyetjeve të prokurorit Elisjon Sadikaj, ish-drejtori i qendrës kulturore “Vangjush Mio”, Vladimir Topi i cili ka larguar nga vetja përgjegjësinë ndërsa ka akuzuar përgjegjësin për dhjetë vjet të galerisë, piktorin Xega.

Nëpërmjet dëshmisë së tij është vërtetuar edhe njëherë se pikturat e galerisë së arteve nuk kanë qenë të gjitha të kartelizuara, ndërsa ka munguar inventari fizik i tyre.

“Kartelizimi i pikturave ka filluar në vitin 1999-të. Por, vetëm një pjesë e tyre janë kartelizuar, nuk e di pse pjesa tjetër jo. Mbase janë lënë pas dore ose se procesi ka qenë në vijim. Të gjithë që vinin kontaktonin me Xegën”, -ka deklaruar në dëshminë e tij Vladimir Topi.

Më pas ka qenë organi i akuzës që ka lexuar me detaje dëshmitë e dhëna nga piktori Xega, në seanca të ndryshme. Në deklaratat e tij ish-përgjegjësi, Sotiraq Xega ka hedhur akuza mbi ish -drejtorin Vladimir Topi si dhe magazinierin,Vaskë Nico. Pikturat sipas tij janë marrë prej tyre. Xega ka hedhur dyshime se pikturat e galerisë mund të jenë shitur apo dhuruar dhe sipas tij, një i është dhuruar kryebashkiakut të Selanikut nga kreu i bashkisë Korcë, Niko Peleshi.

Duke vijuar më tej në deklaratat e tij, piktori është shprehur gjithashtu se pikturat asnjëherë nuk janë ruajtur ashtu si ju takon veprave të artit, por janë lënë pas dore. Njëherësh ai ka deklaruar se fondin e ka marrë në mirëbesim dhe e ka ruajtur me fanatizëm për dhjetë vjet, por dyert e fondit hapeshin nga punonjës të qendrës kulturore pa praninë e tij.

“Kam kapur punonjësin e qendrës kulturore Vaske Nico dhe një specialist çelësash duke hapur derën e fondit”, -është shprehur Xega në hetuesi dhe sipas tij të dy u justifikuan se kishin ngatërruan derën që donin të shqyenin.

“Për ketë kam vënë në dijeni dhe drejtorin, por ky i fundit më ka thënë nuk ka gjë. Ndaj dyshoj se vjedhjet janë kryer nga ish-drejtori Vladimir Topi dhe Vaske Nico”, tha më tej Xega.

Akuzat e bërë nga piktori Sotiraq Xega, ish-drejtori Topi i ka cilësuar gënjeshtra dhe të pabaza.

Ndërkohë gjyqi për shkak të impenjimeve të avokatit mbrojtës së Vladimir Topit u shty për në datën 20 mars.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha

'Anonimët në qeveri, sy shkelje ndaj teatër-opozitës', Basha: Rama u tha socialistëve, s'ka rëndësi kush ikën e vjen, këtu jam unë dhe Berisha