TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaron se opozitë nuk do të reshtë së zbardhuri “megaskandalin e vjedhjes së të dhënave nga serveri tatimor, duke shtuar se këto të dhëna janë potencial në duart e krimit.
Në një tryezë të rrumbullakët me temë “Ku po shkon ekonomia shqiptare” Basha tha se duhet të marrim masa para se këto të dhëna të dala nga server i tatimeve të shërbejnë si kërcënim për biznesmenët dhe konkurencën e lirë.
“Megaskandali i vjedhjes së të dhënave nga server. Përtej çështjes së korrupsionit të tipit mafioz është edhe çështje e shkatërrimit të themelit të konkurencës së lirë. Kush bën biznes…me kë, për sa kohë.
Të dhënat janë potencialisht në duar të krimit. Si opozitë kemi ngritur këtë shqetësim dhe kemi përdorur levën tonë dhe nuk do të reshtim derisa të zbardhim skandalin dhe pëgjegjësit të vihen pera ligjit, por djalli ka dalë nga shishja dhe para përballjes veç e veç dhe në tërësi me pasojat e këtij akti kriminal me përmasa të padëgjuara të fillojë të ketë efekte mbi sigurinë fizike të sipërmarrësve dhe mbi konkurencën e lirë dhe natyrën normale është detyra jonë të shohim çfarë duhet të bëjmë që bashku t'i japim fre këtij fenomeni kaq të shëmtuar që rrezikon Shqipërinë”- tha Basha.
Basha akuzoi qeverinë se nuk ka përmbushur premtimin për shlyrjen e borxhit biznesit. “Qeveria mori borxh 400 milion dollarë për të shlyer borxhin e biznesit dhe pagoi vetëm 30 milion ose 7.5% të kësaj shume”, vuri në duke ai, ndërsa tha se “borxhet po vazhdojnë të akumulohen” .
"PUNESIMI, PLAGA DHE SFIDA ME E MADHE E VENDIT"
Lulzim Basha e ka cilësuar çështjen e punësimit si sfidën më të madhe të vendit sot dhe po ashtu plagën më të madhe.
"Anëtarë të PD-së, e kemi mbledhur këtë tryezë bashkëbisedimi për të vazhduar një bashkëbisedim, konsultim shkëbim mendimesh mbi realitetin me të cilin përballet ekonomia shqiptare në përgjithësi, ku ju jeni faktor kryesor dhe pjesëmarrës madhor në këtë realitet ekonomik. Jemi për të diskutuar realitetet e reja fiskale, zhvillimore, ligjore dhe për të kontribuar jo vetëm përmes vështrimit kritik por dhe diskutimit për alternativat për situata në të cilat ndodhet vendi e veçanërisht punëdhënesit, të punësuarit dhe ata që mendojnë të punësohen në këtë ekonomi", tha Basha.
Ai vazhdoi: "Në këtë tryezë ndodhen jo vetëm faktorët e ekonomisë por edhe të të punësuarit të shoqërisë shqiptare. Shteti është vetëm një fraksion i fuqisë punëdhënëse të sektorit privat.
Punësimi është plaga dhe sfida më e madhe e vendit, ndaj nëse me një logjikë lineare, ne partitë politike, duhet të japim kontributin tonë për punësimin, është e domosdoshme që sytë t’i kthejmë nga faktori kryesor i rrijtes dhe promvoimit të vendeve të punës, që është është biznesi".
"TE DHENAT, PERKEQESIM I SITUATES. BORXHET, AKOMA TE PASHLYERA"
"Për fat të keq, të dhënat e fundit që vijnë si nga Banka e Shqipërisë dhe institucione të tjera, madje dhe nga vetë INSTAT, që është vendosur në kontroll politik të palogjikshëm, tregojnë përkeqësim të situatës së biznesit dhe situatës ekonomike në përgjithësi",- vërejti Basha.
Sipas tij, "Hyrja e paketës së re fiskale është barrë për biznesin".
"Rritja 50 përqind e tatimit mbi fitimin dhe mungesa e çdo stimuli zhvillimi është ndjerë dhe po ndjehet nga ju, ata që përfaqësoni dhe ekonomia në përgjithësi.
Qeveria mori 400 milionë dollarë për të shlyer borxhet dhe tha se do t’i shlyejë. 4.5 përqind të kësaj shume pagoi. E njëjta periudhë e vitit 2012, periudha më e vështirë e ekonomisë, edhe pse jo në krizë, tetor-nëntor 2012 ishte ndryshe.
120 milion dollarë disbursoi qeveria e atëhershme. Problemi është se, jo vetëm nuk janë larë borxhet për të cilat tha se do të merrej borxh, por borxhet vazhdojnë të akumulohen.
E njëjta situatë është me disbursimin e TVSH-së.
Në 3 muajt e qeverisë së re, disbursimi total është më pak se 8 milion dollarë, më pak se tetori pararendës. Situata dhe konsumi janë në rënie të vazhdueshme. Rënia e fuqisë blerësve është evidente. Pjesën e vet po e bën edhe paketa fiskale, taksat e reja, taksa e karburantit që po shtrin efektin në efekte shkatërruese, që te çmmci i qumëshit tëe foshnjës dhe ushqimi i të moshuarve".
PASIGURIA MINON BIZNESIN. JANE GODITUR DREJTPERDREJT INVESTIRORET
Së fundi, Basha foli për sigurinë "apo më mirë pasigurinë".
"Pasiguria ligjore që është ajo që biznesi e ndjen më thellë dhe më shumë në kuptimin e mungesës së garancive të vetëkuptueshme në një shtet ligjor, që një marrëveshje apo kontrartë e bërë do të zbatohet, që një vendim ligjor të respektohet.
Vendimet e marra janë në kundërshtim me administratën ligjore në përgjithësi dhe shkelin hapur dispozitat ligjore, që nga marrëdhënia kontraktuale shtet- privat, marrëdhëniet koncesionare e goditja e drejtpërdrejtë e biznesit të investitorëve, bëjnë të vetën përsa i përket kësaj klime tkurrjeje dhe trembjeeje të faktorit ivestitor dhe biznesit në përgjithësi.
Pasiguria nga ana tjetër është kosto për biznesin.
Gjendja e përgjithshme e pasigurisë në vend është përkeqësuar. Ky kurs abuziv vazhdon dhe në çështje që kanë të bëjnë me konkurrencën si motorr i zhvillimit dhe raportimit. Raportimet pranë opozitës, të alokimit dhe rialokimnit të dhunshëm të pozicioneve në treg, tregojnë se jo konkurrenca tashmë, por dhuna përcaktom kush rri në treg e kush jo. Është fenomen i shfaqur me frekuencë të frikshme në degët krysore të ekonomisë në muajt e fundit".
"VJEDHJA E SERVERIT TE TATIMEVE, CESHTJE KORRUPSIONI E TIPIT MAFIOZ"
Kapakun, sipas Bashës, "ia vë megaskandali i vjedhjes të të dhënave nga serveri i tatim taksave".
"Është një çështje korrupsioni e tipit mafioz, është dhe çështje e shkatërrimit të themelit të konkurrencës së lirë, kush bën biznes, me kë, prej sa kohësh, linja e furnizimit, numri i të punësuarve etj. Këto të dhëna të mbrojtura me ligj në çdo vend normal, ashtu siç është e mbrojtur me ligj dhe këtu, tashmë janë në duar të krimit, të klientelës korruptive të pushtetit. E kemi ngritur këtë shqetësim. Që në ditët e para, kemi kërkuar tranpsarencë parlamentare dhe nuk heshtim deri sa të gjenden përgjegjësit.
Djalli ka dalë nga shishja, përpara se përballja me pasoja e këtij akti kriminal me përmasa të padëgjuara në ndonjë vende evropian të ketë efekte mbi sigurinë fizike të sipërmarrësve dhe konkurrencën e lirë dhe natyrën normale të kapitalizmit në Shqipëri. Është detyra jonë të shohim ç’mund të bëjmë bashkë, për t’i vënë fre këtij fenomeni kaq të shëmtuar. Synojmë shtet të lirë por shteti është kryekëput mafioz. Jemi të interesuar si opozitë që gjërat të shkojnë në vendin e duhur", vijoi Basha.
Për të, "Ngjarje të rënda ndodhin në raport me kushtet".
DETYRA JONE SI OPOZITE, TE DENONCOJME
"Pozita në raport me ligjin, institucionet e pavarura, duhet të dinë që ose flasin pa pikën e ndjeshmërisë ndaj qytetarëve, ose vuajnë nga kompleksi që kanë pasur kur kanë qenë vetë në opozitë. Ne kemi një rol: të kryejmë rolin tonë kushtetues, që të shkojë vendi para. Detyrat tona janë të ndryshme nga pozita. Detyra jonë është që kur detyra nuk bëhet si duhet, ta denoncojmë.
Detyrë shumë serioze e një opozite është edhe gjetja e rrugëdaljeve. Shqetësimi është i madh po ashtu.
Sot, në këtë diskutim do të ndalem vetëm në shqetësimet tuaja, por pa propozimet tuaja s’mund të dilet nga këto situatë: cilat mund të jenë alternativat, daljet, që zëri si opozitë t’ju shërbëjë edhe ju", theksoi Basha.
Ai vërejti se në vend, "në harkun kohor të 4 muajve janë zhbërë një sërë standardesh e parametrash, që ishim mësuar t’i mernim për të mirëqena".
Redaksia Online
(s.g/b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com