Vjedhja e Thesarit, Braçe: Komisioni
kërkoi Inspektoren, por nuk erdhi

Vjedhja e Thesarit, Braçe: Komisioni<br />kërkoi Inspektoren, por nuk erdhi
TIRANE- Kreu i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe i përgjigjet të gjithë tyre që i thonin sepse nuk vepron Kuvendi lidhur me vjedhjen e Thesarit të Bankës së Shqipërisë. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, deputeti socialist ndalet tek rasti i Inspektores së Përgjithshme të BSH, Elivar Golemi, e cila refuzoi të përgjigjej para anëtarëve të Komisionit të Ekonomisë.
 
Braçe thotë se Inspektorja Golemi ka qenë një muaj më parë në Komisionin e Ekonomisë, pa e thirrur askush, duke shoqëruar kështu Guvernatorin Fullani. Por deputeti socialist thekson se në bazë të ligjit inspektorja duhet të jetë e pavarur nga ekzekutivi i BSH.
 
“Për një tufë më qesharake që, deri dje ulërinin "pse nuk vepron Kuvendi" dhe sot,
më tregojnë interpretimet e tyre mbi ligjin dhe "të drejtën" e Inspektorit të Përgjithshëm të Bankës së Shqipërisë për të mos u paraqitur para deputeteve të Kuvendit;
 
Për vetë Inspektoren e Përgjithshme të Bankës së Shqipërisë dhe argumentin e saj se ligji si atribuon të drejtën e përfaqësimit të Bankës dhe se për këtë ajo përgjigjet me shkrim;
 
Dua t’u bej me dije:
 
Inspektorja e Përgjithshme e Bankës së Shqipërisë ka qenë një muaj më parë tamam në Komisionin e Ekonomisë, në një seancë me dyer të mbyllura për vjedhjen e Bankës së Shqipërisë. Nuk e kishte thirrur kërkush, as unë e as komisioni!! E kishte marrë me vete guvernatori i Bankës së Shqipërisë!! (Ligji thotë qartë se kjo duhet të kryeje detyrën e saj në mënyrë të pavarur nga drejtimi ekzekutiv i bankës)
 
Nuk e pyeti kush pse ke shkelur ligjin dhe ke ardhur këtu!! Nuk e pyeti kush nëse përfaqësonte bankën apo inspektorin!! Di vetëm që nga vendi ju përgjigjej edhe pyetjeve të deputeteve për guvernatorin!! Kjo është e vërteta!! Sot, qartësisht, komisioni e respektoi në mandatin e saj ligjor dhe detyrën e saj të pavarur!! Ajo po kaq qartësisht shkeli ligjin dhe refuzoi Kuvendin!! Të tjerat janë dëngla të atyre që nuk dinë çfarë kërkojnë por mbi të gjitha nuk bëjnë asgjë në këtë vend!!”, shkruan Braçe.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)