Vjedhja e turistëve çek në 2011
pranga dy të rinjve në Kala të Dodës

Vjedhja e turistëve çek në 2011<br />pranga dy të rinjve në Kala të Dodës
PESHKOPI - Grabitja e turistëve çek dy vite më parë në malin e Korabit, ka çuar në pranga dy adoleshentë.

Burime nga Policia e Dibrës kanë bërë të ditur se, gjatë ditës së sotme kanë vënë në pranga, Kavesim Margona, 17 vjeç dhe Orjent Hoxha, 16 vjeç, të dy nga Kalaja e Dodës, pasi kanë qenë të shpallur në kërkim nga policia për vjedhje me dhunë të dy turistëve çekë. Kjo ngjarje ka ndodhur në muajin korrik të vitit 2011.

Gjithashtu dy adoleshentët, akuzohen edhe se kanë tentuar që të kryejnë marrëdhënie seksuale me dhunë me një tursite çeke, e cila ishte nën shoqërinë e të dashurit.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë