Pamjet filmike që prokuroria ka sekuestruar nga bankat rezulton se dy personat që kanë përdorur këtë skemë vjedhje, i kanë tërhequr lekët me thesë. Bëhet fjalë për një shumë prej 5.4 milion euro që është tërhequr në disa raste nga dy të akuzuarit. Për të gjitha rastet, prokuroria e Tiranës disponon fakte, pasi në banka janë sekuestruar mandatet e pagesave miliona lekëshe, ndërkohë që në dosje janë administruar dhe pamje filmike. Pikërisht në këto pamje filmike shfaqen në ditë të ndryshme Gjergji Tupe dhe Mirjan Beneja, që tërheqin lekët me thësë nga arkat e tre bankave të nivelit të dytë.
Momentalisht për këtë çështje prokuroria ka arritur të arrestojë Afërdita Hysa, ish-drejtore e Kontrollit Tatimor dhe Tahir Kuka, ish-inspektor i Procedurave të Rimbursimeve. Ndërkohë që 7 persona të tjerë janë shpallur në kërkim, dhe sipas burimeve me disa prej tyre po negociohet për tu dorëzuar.
S’gjendet paratë
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar vënien në sekuestro të llogarive bankare, por që në fakt këto llogari kanë qënë të gjitha bosh. Me qëllim gjetjen e shumës së parave të vjedhura janë bërë kontrolle në banesat e 9 personave të proceduar penalisht, por edhe në këto banesa nuk ka pasur rezultat. Dyshimet flasin se lekët mund të jetë transferuar jashtë shtetit dhe se për këtë prokuroria është duke kryer hetime. Ndërkohë që për sa i përket largimit të 7 personave të shpallur në kërkim, burime pranë prokurorisë së Tiranës thanë se 10 ditë përpara se të lëshonin urdhër-arrestet, kanë njoftuar të gjitha pikat doganore, për kthim prapa të këtyre personave, nëse ndonjëri prej tyre do të tentonte të largohej. Sipas akuzës 7 personat e shpallur në kërkim janë në Shqipëri.
Si bëhehej vjedhja
Në një rast që “Shqiptarja.com” e ka verifikuar me kompaninë kineze “Hong De”, rezulton se blerësi i kësaj kompanie është shtetasi Gjergji Tupe. Këtë kompani ai e ka blerë nga shtetasi kinez Lin Aixiang dhe akti i shitjes 100 për qind është bërë në datën 16 gusht 2103, periudhë kjo kur Aixiang nuk ka qënë në Shqipëri. Që nga 16 Gushti dhe deri në 17 tetor të këtij viti është shpallur falimentimi i kompanisë Lin Aixiang, biznesmeni Tupe në bashkëpunim edhe me persona të tjerë të administratës së Tatim-Taksave kanë arritur të tërheqin në formën e rimbulsimit shumën prej 49 milion lekë të reja. Menjëherë pas tërheqjes së kësaj shume, është shpallur në 17 tetor dhe falimenti i kompanisë “Hong De”.
Vjedhja 49 milionëve
Me datë 15.07.2013 është përfunduar raporti përfundimtar i kontrollit nga inspektori Edmond Osmani i cili ka konstatuar se për periudhën e kontrollit të viteve 01.07.2008- 31.12.2008, 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 01.012013-30.06.2013 subjekti shoqëria “Astreix 03” shpk, nuk ka kryere asnjë shitje dhe blerje. Ai ka konstatuar gjithashtu përpara shitjes se periudhës së kontrollit në shumën 44.071.214 lekë, e cila vjen si rezultat i referencave doganore të viteve më përpara, të mbartura në vite të cilën shoqëria do ta përdorë për kompensim detyrimisht të akt-kontrollit.
Mbi kërkesën e personit të interesuar është bërë dhe vlerësimi në sisitemin nga inspektori i procedurave të rimbursueshme, Tahir Kuka. Këto raporte kontrolli janë miratuar më pas nga pergjegjësi i Kontrollit, Laurent Vata, Drejtoresha e Kontrollit Afërdita Hysa dhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale Ismail Muça duke miratuar kërkesën e rimbursimit të TVSH-së. Konkretisht me urdhërin Nr. 27746 Prot, datë 17.07.2013 është urdhëruar rimbursimi i TVSH për subjektin “Asterix” në vlerësn 40.911.200 lekë.
Vjedhja 60 milionëve
Më datë 4.10.2013 është përfunduar raporti përfundimtar i kontrollit nga inspektori Edmond Osmani i cili ka konstatuar se për periudhën e kontrollit të viteve 01.07.2008- 31.12.2008, 2009,2010,2011,2012 dhe 01.01.2013-.31.07.2013 subjekti shoqëria “Tai Ping Yong” Shpk nuk ka kryer asnjë shitje dhe blerje. Ai ka konstatuar gjithashtu se subjekti i kontrolluar ka një gjendje kreditore TVSH, e cila mbartet me përpara shtrirjes së periudhës së kontrollit në shumën 63.211.830 lekë e cila vjen si rezultat i referencave doganore të viteve më përpara të mbartura në vite të cilën shoqëria do ta përdorë për kompensim detyrimesh të akt-kontrollit. Mbi kërkesën e personit të interisuar është bërë dhe vlerësimi në sisitemin nga inspektori i procedurave të rimbursueshme, Tahir Kuka. Këto raporte kontrolli janë miratuar dhye është urdhëruar rimbursimi i TVSH për subjektin “Tai-Ping-Yong” shp me vlerën 60.000.000 lekë.
Shkrimi u publikua sot (9.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)