Vjedhja, avokatja Jelldyz Kastrati:
Dyshoj se ngjarja është për presion

Vjedhja, avokatja Jelldyz Kastrati:<br />Dyshoj se ngjarja është për presion
SHKODËR - Avokatia Jelldyz Kastrati, nga makina e së cilës u vodhën me thyerje një shumë të vogël parash dhe disa dokumente, shprehet për A1 Report se dyshon se ngjarja është presion për shkak të detyrës.
 
Kohët e fundit avokatia Jelldyz Kastrati, ka përfaqësuar mbrojtjen ndaj disa personave të njohur në botën e krimit. Ndërsa për 3 vite me radhë ka qenë edhe avokatja e Dritan Dajtit si dhe e anëtarëve të bandës së Durrësit e asaj të Cërrikut.
 
Grabitja ka ndodhur pranë qendrës së qytetit të Shkodrës tek shkolla “Ismail Qemali”, aty ku edhe ka qenë makina e parkuar.
 
Avokatia Jelldyz Kastrati, tregon për A1 Report se ka konstatuar vjedhjen rreth orës 08:30 ku ka vënë re se mungonin rreth 3 mijë lekë të reja dhe disa dokumente.
 
Ajo më tej shton se ka njoftuar policinë menjëherë. Sipas saj autorët kishin dëmtuar sistemin e alarmit të makinës duke hyrë në makinë nga dera e pasagjerit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë

Një letër për studentin e gazetarisë në kohën e marrëzisë