Prokuroria e Tiranes
TIRANË, 29 Gusht/ATSH/.- Prokuroria e Tiranës urdhëroi sot ndalimin e 7 punonjësve të Bankës së Shqipërisë, të dyshuar për përfshirje në skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve në Thesarin e Shtetit.
Sipas Prokurorisë, urdhër-ndalimet janë lëshuar për personat që kishin detyrë të inventarizonin kartëmonedhat në Thesar. "Përgjatë dy viteve të fundit, në raportet e tyre ata nuk kanë konstatuar asnjë mangësi në arkën "stok" dhe në arkën "në veprim". /m.m/