Vjedhja në Thesar më e madhe 
asgjësimi u krye pa numër serial

Vjedhja në Thesar më e madhe <br />asgjësimi u krye pa numër serial
TIRANË - Vjedhja në Thesarin e Shtetit ka shumë ngjasa që të ketë ndodhur përpara vitit 2011, kjo pasi shumë nga dëshmitë e administruara në dosjen hetimore, tregojnë se asgjësimi i lekëve kryhej pa u mbajtur në procesverbal, numri serial i parave. Sipas burimeve të prokurorisë, asgjësimi i kartëmonedhave kryhej sipas kutive ku ato mbaheshin të futura, por në asnjë rast jo sipas kodit serial të tyre. Për pasojë, kjo mënyrë pune, ka lindur dyshime të reja për hetuesit e prokurorisë së Tiranës, të cilët mendojnë se vjedhja e Thesarit të Shtetit ka nisur disa vite më parë se 2011, kohë kjo kur tregon dhe i arrestuari Ardian Bitraj. Sipas prokurorëve në vjedhjen e parave në Thesar ka dhe persona të tjerë, të cilët duke shfrytëzuar mungesën e rregullave të shkatërrimit të lekëve të nxjerra jashtë qarkullimit,kanë arritur të marrin sasi të mëdha kartëmonedhash të prerjeve të ndryshme. Kjo pasi, asnjë nga këkto kartmonedhash që shkatërrohej nuk mbahej në proceverbal numri serial i tyre.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i jashtëm jordanez: Nuk do të pranojmë të bëhemi terren lufte

Ministri i jashtëm jordanez: Nuk do të pranojmë të bëhemi terren lufte