TIRANE-Policia ka arrestuar një person në kërkim për disa vepra penale. Ai është Thanas Beko 32 vjeç, banues në lagjen "Shënkoll" të Elbasanit, ndërsa akuzohet për vjedhje, plagosje, shkatërrim prone dhe mosbindje të urdhrit të policisë.  Tre vjedhjet për të cilat ishte lëshuar urdhër arresti për 32-vjeçarin kanë ndodhur në shkurt, maj dhe tetor të këtij viti në qytetin e Elbasanit.

Vjedhjet për të cilat akuzohet i arrestuari
Më datë  07.02.2018, në lagjen “Shenkoll”, Elbasan, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në banesën  e shtetases S. Z.
Më datë  02.05.2018,  në lagjen "Brigada 17 Sulmuese", Elbasan  ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetases M. S.
Më datë  30.10.2018, në lagjen  " Shënkoll", Elbasan, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në  banesën e shtetases L. N.

Beko u arrestua në Tiranë pas informacioneve të marra nga policia e Elbasanit, ndërsa po hetohet nëse ka qenë i përfshirë edhe në ngjarje të tjera.