Një 38-vjeçar me inicialet G. P, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja” është arrestuar së fundmi nga policia e kryeqytetit, ndërkohë që kërkohej edhe nga policia e Durrësit për penale “Vjedhja” dhe “Mashtrimi”.
Ndërkohë, nga komisariati Nr. 4 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit P. H., 48 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.
Nga komisariati Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. N., 31 vjeç, sepse në banesë, në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve, nga efektivët e Komisariatit Nr. 6 u ndalua shtetasi E. M., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka kultivuar disa bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Pezë e Vogël.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorim i tokës”, për shtetasin F. H., administrator i një firme, pasi në afërsi të urës së lumit Shkumbin u konstatua një mjet i ngarkuar me rërë dhe një ekskavator duke gërmuar.
Komente









