Një i ri shqiptar ka humbur jetën në Itali, pasi u qëllua nga policia lokale, nën dyshimet se ishte duke bërë një vjedhje. Ngjarja ka ndodhur më 1 shkurt, por 23-vjeçari Korab Xheta humbi jetën ditën e djeshme pas plagëve të marra.
 
Xheta është plagosur nga karabinierët pasi u qëllua me plumba në kokë, në Ostra Vetere, lokalitet i Ancona, Itali.Policia tha zyrtarisht se Korab Xheta u qëllua gjatë një tentativë vjedhjeje në zonën e Ostras afër Ankonës.
 
Korab Xheta

Policia tha se bashkë me të riun e qëlluar ishin edhe dy persona të tjerë të cilët nuk janë ndaluar. Pas pesë ditë lufte me vdekjen, i riu ndërroi jetë në spitalin rajonale Torrette të Ankonës. Korab Xheta, lindur në fshatin Shupenzë të rrethit Dibër, u identifikua nga i vëllai.
 
Korabi ishte rezident me dokumente të rregullta në periferi të Napolit. Sipas karabinierisë, i ndjeri nuk kishte asnjë precedent penal.  Pas kryerjes së autopsisë, trupi i të ndjerit do t’u dorëzohet familjarëve për të kryer ceremoninë mortore.  


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)