Vjedhjet e energjisë, në 2 vite
në gjykatë mori 13 vendime

Vjedhjet e energjisë, në 2 vite<br />në gjykatë mori 13 vendime
TIRANE- Veprat penale të vjedhjes së energjisë elektrike kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike. Nëse do t’i përmbahemi deklaratës së minisrit të Enegjisë dhe Indusrisë, Damian Gjiknuri, dëmi i shkaktuar nga vjedhjet në rrjet kapin shifrën e 100 deri 140 milionë euro në vit. Ndërkaq shteti duket se ka qenë i paaftë për të ndëshkuar veprat penale që lidhen me vjedhjen e energjisë gjatë viteve të fundit.

Gjkykimi
Gjykata e Tiranës, e qarkut me popullsinë dërrmuese të vendit, ka proceduar vetëm 13 çështje që lidhen me vjedhjen e energjisë gjatë vitit 2012, dhe pothuajse të gjitha vendimet për burgosje nuk i ka ekzekutuar, por i ka pezulluar duke i vënë shkelësit e ligjit në provë. Dënimet e vetme, që janë ekzekurtuar nga Gjykata, janë ato të gjobitjes, të cilat të gjitha së bashku kapin shifrën e 84,000 lekëve. Për sa i përket vitit 2013, në Qarkun e Tiranës, Gjykata ka dhënë vendime vetëm për dy çështje penale në lidhje me vjedhjen e energjisë dhe vendimi për burgosje në të dyja rastet nuk është ekzekutuar.

Ky hulumtim vjen nga gazeta “Ekolëvizja”, e cila ka vënë në pah me anë të statistikave të Gjykatës së Tiranës një problematikë të madhe lidhur me veprat penale të vjedhjes së energjisë elektrike. Ajo që ngre shumë pikëpyetje për funksionimin e strukturave ligjore është fakti se gjatë këtyre 2 viteve (duke iu referuar Qarkut të Tiranës) ka pasur fare pak raste penale që janë shqyrtuar në Gjykatë, ndërkohë që zyrtarë të institucioneve elektroenergjitike kanë apeluar shpesh në media kundër veprave penale që kryhen ndaj rrjetit energjetik.
 
Legjislacioni
Këto çështjet gjyqësore janë proceduar në Gjykatën e Tiranës për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike (neni 137, 137/1, 137/2 i Kodit Penal).


Shkrimi u publikua sot (18.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore