PRISHTINE- Grupi Drejtues Ndërkombëtar mblidhet nesër në Vjenë për të paralajmëruar fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë, informon sot gazeta express. Aty pritet të jepet lajmi se prej shtatorit Kosova do të ketë pavarësi të plotë.
Nesër vendet që e kanë njohur Kosovën, nga Vjena pritet të deklarojnë se Kosova i ka përmbushur shumicën e kritereve ndërkombëtare për të funksionuar si shtet pa mbikëqyrje.
Kjo do të ndodhë, pavarësisht se Pakoja e Ahtisaarit ende nuk është zbatuar plotësisht, pasi në veriun e Kosovës ende nuk funksionojnë shumica e institucioneve të Kosovës.
Deri në vjeshtë institucionet e Kosovës do të duhet t`i miratojnë ligjet dhe të ndryshojnë Kushtetutën në ato nene që kanë të bëjnë me kompetencat e ndërkombëtareve në Kosovë.
Pritet që në Austri të jenë edhe Kryeministri Hashim Thaçi, Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve shtetërore të Kosovës. Vendet që e përbëjnë GDN’në do të kërkojnë nga zyrtarët kosovarë përmbushjen edhe të obligimeve tjera, që kanë të bëjnë me kornizën ligjore, zbatimin e Pakos së Ahtisaarit, respektimin e të drejtave të minoriteteve dhe luftimin e krimit dhe korrupsionit.
“Takimi i Grupit Drejtues Ndërkombëtar të Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë në nivel të drejtorëve për Ballkanin Perëndimor të Ministrive të Punëve të Jashtme do të mbahet të hënën më 2 korrik 2012, në Ministrinë Federale për Marrëdhënie Evropiane dhe Ndërkombëtare në Vjenë”, ka njoftuar ICO.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com