Vjen humbja e parë, Udinese 'masakron' Romën! Sonte Monza-Atalanta, bergameskët duan vendin e parë

U donte java e 5 që Roma të merrte disfatën e parë në Seria A, por ajo rastisi të ishte e rëndë. Verdhekuqtë janë mposhtur në transfertë nga Udinese me rezultatin e thellë 4-0, duke treguar se ka ende shumë punë për të luftuar për vendet e para në kampionat.

Në Friuli vendasit kaluan që në minutën e pestë në avantazh falë Udogie, ndërsa më pas realizuan me rradhë Samardzic, Pereyra dhe Lovric. Kjo fitore e ngjit Udinese-n në vendin e katërt pas 5 javësh kampionat, ndërsa Roma është e pesta po me 10 pikë, por është e dënuar nga golavarazhi.

Ndërkohë sot luhen tre përballje të tjera që mbylin këtë javë të Seria A. Monza e Berlusconit dhe Galianit që nuk ka asnjë pikë deri më tani pret në shtëpi Atalanta-n, Salernitana përballet me Empolin, ndërsa Torino kërkon 3 pikët ndaj Lecce-s.

Vendin e parë në kampionat e ndajnë Napoli dhe Milani me 11 pikë, por mund ta humbasin në rast se fiton Atalanta mbrëmjen e sotme, pasi ka 10 pikë pas 4 javësh kampionat.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave

Shkodër/ Rijetëzimi i zonës së Zdrales, nis restaurimi i fasadave të banesave