Vjen “Hadrianopolis II”,
studimi italo-shqipta

Vjen “Hadrianopolis II”, <br />studimi italo-shqipta
Në ambjentet e bibliotekës të Institutit Italian të Kulturës në Tiranë u bë dje prezantimi i volumit “Hadrianopolis II”, nën kujdesin e Roberto Pernas dhe Dhimitër Çondit.

Në vitin 2005, Universiteti i Maceratas dhe Instituti Arkeologjik i Tiranës filluan një bashkëpunim shkencor, të mbështetur edhe nga dy protokollet e bashkëpunimit të nënshkruar midis dy instituteve në vitet 2006 dhe 2009.

Ky bashkëpunim është bërë efektiv falë realizimit, nën drejtimin e R. Perna dhe Dh. Çondi, të gërmimeve në qytetin romak të Hadrianopolisit (Sofratikë) si dhe në komplet luginën e Drinos.

Hadrianopolis është tashmë një sit i ri arkeologjik, pasi deri tani njihej vetëm teatri, i nxjerrë në dritë gjatë gërmimeve të kryera në fillim të viteve '80, përveç nekropolit, i gjetur rastësisht.

Puna në këtë volum, synon të propozojë një përmbledhje të parë të të dhënave kryesore nga viti 2005 deri në 2010.

(v.gj/shqiptar.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë

Këngëtarja italiane Giusy Ferreri koncert në Tiranë: E lumtur që rikthehem, të rinjtë të jenë autentikë