Vjen më në fund komedia shqipe 
e Gongos “Shtëpia pa dritare”

Vjen më në fund komedia shqipe <br />e Gongos “Shtëpia pa dritare”
TIRANE - Komedia shqipe ka gjendur hapësirë më në fund në Teatrin Kombëtar, pas vënies në zbatim të platformës reformuese për prurje të dramës shqipe në skenë të drejtorit të këtij institucioni, Hervin Çuli. Një komedi që trajton temën e vështirësive në kufijtë e pamundësisë për të jetuar në mënyrë të ndershme, mbështetur mbi moralin në Shqipëri, “Shtëpia pa dritare”, do të vijë këtë herë në Teatrin Kombëtar në datat 20-25 dhjetor.

Shfaqja fokusohet në luftën e përditshme të heroit të paemër, qytetarit të thjeshtë, për të cilin askush nuk flet. "Shtëpia pa dritare", premierë e autorit Saimir Gongo do të ngjisë në skenë aktorë të njohur të teatrit. Kjo vepër është përzgjedhur si pjesë e sezonit artistik të teatrit.

Në rolet e veprës do të luajnë aktorët Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Eva Alikaj, Gerti Ferra, Ergys Çekrezi, Enkel Gurakuqi, Indrit Çobani. Komedi e Saimir Gongos, "Shtëpia pa dritare" sipas sinopsit të shkruar për premirën flet për politikanë dhe politika, për të ardhmen Europiane të atdheut dhe sfidat e mëdha me të cilat duhet të përballemi, luftën për korrupsionin dhe drejtësinë, për informalitetin dhe taksat e pa dhe të paguara, për gjithçka dhe të gjithë. Një gjë e vogël pastaj është harruar dhe me të drejtë në këtë furtunë informacioni.

Njeriu i thjeshtë dhe shqetësimet e përditëshme të tij. Dhe ja ku po vijmë me një “provokim” të flasim pak për këtë njeri si dhe..... për vështirësitë në kufijtë e pamundësisë për të jetuar në mënyrë të ndershme, mbështetur mbi moralin në Shqipëri. Për luftën e përditshme të heroit të paemër për të cilin askush nuk flet, qytetarit të thjeshtë. 

Thamë një hero i paemër, por ne do ta quajmë Neritan se është fort i ndershëm, aq sa ka ndërtuar një shtesë pranë shtëpisë së tij krejt pa dritare. Po, se beson në ligj dhe ligji nuk të lejon të bësh dritare përballë dritares së komshiut. Por ndonëse është kaq i rregullt dhe i sinqertë, do t’i duhet të përballet me një sërë rrethanash dhe personazhesh që nuk ndajnë të njëjtat parime morale me heroin tonë. Dhe ai lufton një betejë epike, të padukshme dhe heroike, që ka njëzetekatër vite që zhvillohet në vendin tonë. Do t’ja dalë mbanë?

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 17 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri

Nuk ia dalin me votë, psikologët drejt gjykatës shkarkimin e presidentes së urdhrit! Altin Nika, votohet presidenti i ri