Vjen medalja e 9-të e artë për Bolt
atleti s’njeh limite: Krenar me veten 

Vjen medalja e 9-të e artë për Bolt<br />atleti s’njeh limite: Krenar me veten 
Usain Bolt gjithmonë e më shumë legjendë. Pas dy medaljeve të fituara në garat e 100 dhe 200 metrave Bolt udhëheq Xhamajkën e tij të fitojë medaljen e artë edhe në stafetën 4x100 metra duke siguruar medaljen e 9-të të artë në Olimpiadë duke arritur Carl Lewis dhe Pavo Nurmi.

Në këtë mënyrë i ashtuquajturi edhe biri i erës arrin edhe tripletën e tretë. Në Olimpiadën e Rios Bolt siguroi tre medalje ari ashtu siç ka bërë edhe në Pekin 2008 dhe Londër 2012. Në stafetën 4x100 metra pas Xhamajkës në podium u ngjitën edhe Japonia dhe Kanadaja.
bolt

Usain Bolt futet në histori dhe shndërrohet në legjendë ai pas garës së djeshme ka deklaruar se arriti atë sukses që kishte parashikuar dhe se ishte krenar me veten.

Ndërsa në Twitter më pas ai ka shkruar një mesazh për të gjithë tifozët” Ju kurrë nuk dyshuat tek unë për asnjë moment dhe për këtë unë do të jem gjithmonë me ju” përfundon legjenda e atletikës Usain Bolt.
bolt

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron