TIRANE - Vera duket se ka trokitur palajmëruar në vendin tonë. Që prej fundjavës që lamë pas temperaturat maksimale kanë qenë të përafërta me ato të stinës së verës. Por, sipas meteorologëve, gjatë këtyre ditëve termometri në kryeqytet ka shënuar vlera të larta si 28 apo 29 gradë Celsius.

Por, e mërkura pritet të arrijë kulmin e temperaturave të larta duke shënuar vlerën 31 gradë Celsius. Një situatë e tillë do të vijojë deri në ditën e premte, ndërsa në fundjavë temperaturat do të ulen, duke u shoqëruar edhe me rreshje shiu.

Nëse kishit planifikuar një fundjavë në plazh atëherë bëni mirë të ndryshoni planet tuaja, pasi në fundjavë temperaturat maksimale do të zbresin deri në 23 gradë ku priten edhe rreshje shiu, sipas hidrometeorologëve. Edhe fillimi i javës tjetër do të jetë njëlloj me fundjavën.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)