15 instalacione dritash do të shfaqen për publikun artdashës të kryeqytetit në datë 29 dhe 30 Dhjetor, prej orës 18:00 deri në mesnatë. “Kuju Light Festival”, kjo hapësirë artistike bashkëkohore vjen për herë të parë në Tiranë, ku përfshin video–maping, laser show si dhe instalacione që krijojnë interaktivitet me publikun, duke pasur aksesin për të pikturuar live në godina.
Organizatorët e këtij Festivali, Kushtrim Juniku dhe Antonela Binaj u pritën në një takim të veçantë nga Kryetari Erion Veliaj, ku edhe zbuluan disa nga surprizat që janë rezervuar për publikun.
Por, spektakli nuk mbyllet me kaq. Muzikantët më të mirë të momentit si Alban Nimani, Dren Abazi, Altin Boshnjaku e tjerë, do të performojnë live për publikun kryeqytetas, e jo vetëm.