Vjena e para për cilësinë e jetës, ambasadori: Tirana po na arrin shumë shpejt

Ambasadori i Austrisë Johann Sattler vlerësoi transformimin që po ndodh në Tiranë, ndërsa nënvizoi punën që po bëhet kryesisht me gjelbërimin.

“Jo vetëm shpirtin e Vjenës, por edhe ca oksigjen për tironsit, siç i thoni ju. Mendoj se mund të jemi krenarë me atë çfarë po ndodh në Tiranë vitet e fundit, po gjelbërohet dita ditës, dhe mendoj se kjo është gjë mjaft e madhe. Në cilësinë e jetës, Vjena është numri një prej shumë vitesh, por Tirana po na arrin shumë shpejt, ndaj mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm që të mos na i kalojë”, tha ambasadori Sattler.

Ambasadori austriak në Tiranë, Johann Sattler, si dhe përfaqësues të ambasadës e të Bashkisë së Vienës, ju bashkua aksionit për gjelbërimin, të cilët i dhuruan kryeqytetit 40 pemë të mëdha panje, frashëri, likuidamber dhe bli, të cilat u mbollën në Parkun e Liqenit Artificial.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj falenderoi miqtë austriakë për kontributin e tyre, ndërsa theksoi se kjo tregon se përgjegjësia sociale duhet të ekzistojë jo vetëm te ata që janë banorë të përhershëm të një qyteti, por edhe ata që janë rezident për një kohë të caktuar, siç është rasti edhe i përfaqësuesve diplomatik.  

“Jam shumë entuziast që bashkë me mikun tim, ambasadorin Johann Sattler dhe miqtë nga Bashkia e Vjenës, mbjellim 40 pemë të rritura. Është pjesë e një kontributi prej 4500 pemësh që kanë të gjitha shtigjet e reja të Liqenit të Tiranës. Dua fillimisht të them shumë faleminderit, jo vetëm për një bashkëpunim të shkëlqyer që kemi në përditshmërinë tonë. Pavarësisht nëse dikush është vizitor, diplomat ose do të jetojë tërë jetën këtu, secili bën sa mundet në vendin ku ka hedhur rrënjë”, tha Veliaj.

Më tej, ai theksoi se mbjellja e pemëve jo vetëm që e lidh njeriun më shumë me një qytet të caktuar, duke e bërë atë që të ndihet pjesë e tij, edhe pasi të ketë mbaruar detyrën që i kanë caktuar. “Sot rrënjët nuk i kemi vetëm metaforë, i kemi edhe fizike, kështu që jam shumë krenar për këtë bashkëpunim që kemi me qytetin e Vjenës. Në fund të ditës, bashkëpunimi mes qyteteve dhe shteteve është bashkëpunim mes njerëzish dhe kur njerëzit punojnë bashkë, qoftë edhe në gjëra simbolike si mbjellja e pemëve apo në projekte të mëdha infrastrukture, atëherë edhe kombet afrohen më shumë”, u shpreh kryebashkiaku.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nardi: 15/04/2019 07:46

    Ishalla Po behi dhe ju si shqipria zoti amsasorr me qe jemi dyke perparu mos nae kini inat .

    Përgjigju
  • Ilo: 14/04/2019 16:00

    Hyp ne mal te Dajtit tani sapo te ngrohet koha dhe shiko Tiranen e smogut leri denglat e Lali Erit

    Përgjigju
    • Thanas: 14/04/2019 18:59

      O ambasador dhe ti Toni, jeni komplet rrk. Do Zoti t'ju bëj ndonjë kullë 20 m para shtëpisë, siç na i ka bërë neve ai gruaq... që kemi për kryetar bashkie. Ndërtoni dhe ju ambasador ndonjë kullë ngjitur me Stephanplatz dhe të shikoni ku shkoni në renditje. Jeni të blerë nga ky manipulatpr i ndyrë.

    • Drejtësia po vjen: 14/04/2019 18:36

      Asht smogu i gomave që digjni ju o të pa udhë,,,ja keni kalu edhe armikut ma të egër me ato që bani,,,sa për Velijan po afron dita që do hypi në kandar,,,POPULLI I TIRANËS DO E PESHOJ SE SA I VLEN LËKURA,,,punët e tij flasin vet

    • Toni: 14/04/2019 17:55

      O idiot,lali eri e gjeti smogun nuk e krijoi! Te pakten ai po ben dicka per ta luftuar ne krahasim me ca Shqup-ista qe dine vetem te vene flaken!

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0

Çudi në NBA, Boston mposhtet nga Miami në shtëpi! Oklahoma merr epërsinë 2-0