Vjena hap siparin e
koncertit të Filarmonisë

Vjena hap siparin e<br />koncertit të Filarmonisë
AUSTRI - Koncerti i Filharmonisë së Vienës edhe sivjet hapi siparin e vet në sallën e Artë. Edicioni i 57-të i Koncertit të Vjenës ka mbledhur shtresën më të lartë të shoqërisë në kryeqytetin austriak, por edhe njerëz të famshëm nga bota e modës dhe kinemasë.

Diva italiane e hollivudit Gina Lollobrigida e cila ishte e ftuara speciale për këtë vit tërhoqi vëmendjen e gazetarëve duke u shprehur se Viena është një qytet i mrekullueshëm dhe se mezi priste të shijonte mbrëmjen muzikore. Richard Lugner, një sipërmarrës austriak, i cili bëri pasuri të madhe në fushën e ndërtimit, e ka kthyer tashmë në traditë, që cdo vit në Koncertin e Viennës të jetë një personazh i famshëm si i ftuari special.

Mbrëmja muzikore në kryeqytetin e Valsit lë mbresa të jashtëzakonshme gjatë interpretimit në një ndër pallatet më të bukura të Vienës, luhen pjesë të zgjedhura nga Moxarti, Shtrausi dhe shumë kompozitorë të tjerë të njohur.

Në të kaluarën shpesh si të ftuar special kanë qenë personazhe të famshme të showbizit duke përfshirë aktoret Andie MacDowell, Sophia Loren, Starlet Paris Hilton, aktorin Roger Moore dhe Brigitte Nielsen, ish-gruaja e aktorit Sylvester Stallone dhe shumë të tjerë.

Këtë vit ndër më të famshmit ishin Hillary Swank, ish numër 1 në botë për tennis Thomas Muster si dhe presidenti austriak Heinz Fischer. Tradita e Koncertit të Vjenës daton që prej shekullit të 19-të.

Ngjarja është mbajtur çdo vit që nga Lufta e Dytë Botërore, me përjashtim të vitit 1991, kur u anulua për shkak të Luftës së Gjirit Persik 1990-1991.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit

Si nisi skema e mashtrimit me bursat e studimit! Zbulohet e-mail i parë të 20-vjeçarit që maskohej si “Klea Rama”, dërguar Ministrisë së Arsimit