Dhimbje në Vjenë, viktima e të plagosur nga një sulm terrorist! Europa pëson goditjen e dytë pas Francës

VJENË - Një sulm terrorist u regjistrua mbrëmjen e mbremshme në zonën e Schwedenplatz në Vjenë ku sipas mediave të huaja mbetën të vdekur të paktën 3 persona (te pakonfirmuar zyrtarisht)dhe 15 të plagosur, mes tyre një efektiv policie.

Policia e Vjenës njofton se fillimisht të shtënat u raportuan pranë një sinagoge (institucioni fetar ku predikojnë hebrenjtë) në orën 20:00 të cilat u regjistruan në 6 zona të ndryshme të kryeqytetit.

Deri më tani, numri i autorëve të sulmit është 6. Kjo pasi fillimisht një prej tyre hodhi veten në erë ndërsa një tjetër u ekzekutuar nga policia.

Vetëm pak orë pas sulmit në vend, forcat speciale të Vjenës kanë bërë të mundur arrestimin e 4 autorëve të tjerë të dyshuar.

Të gjithë ata ishin të pajisur me armë të ndryshme si kallashnikovë dhe pistoleta. Nga ky sulm terrorist kanë mbetur të vrarë dhe disa qytetarë, numri i saktë nuk dihet ende.

Një prej autorëve të sulmit, ka ekzekutuar një qytetar në mes të rrugës ku fillimisht e qëlloi me kallashnikov.

Ai nuk ka ndërruar jetë menjëherë ndaj është ngritur në këmbë, por autori u kthye sërish dhe e ekzekutoi atë me pistoletë.

Autoritetet i bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pasi nuk dihet ende nëse ka persona në arrati teksa vijon kontrollin në të gjithë zonën.

 

VIDEO nga vendi i ngjarjes

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:29
Meta reagon për sulmin në Vjenë: Shpreh mbështetje për aleatët tanë austriakë në luftën kundër terrorizmit

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar dhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta. Përmes një postimi në Twitter ai ka shprehur solidarizimin me popullin austriak si dhe u shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave.

"Lajme të tmerrshme nga Vienna sonte.Mendimet dhe lutjet tona shkojnë për familjet e viktimave dhe njerëzit e Vjenës. Ne qëndrojmë të vendosur me aleatët tanë austriakë dhe ndërkombëtarë në luftën kundër terrorizmit" - shkruan Meta në Twitter

Ora 23:27
Sulmi terrorist në Austri/ BE: Akt frikacak që cënon vlerat tona njerëzore

Për ngjarjen e rëndë të regjistruar mbrëmjen e sotme ka reaguar dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Ai thotë se ky është një akt frikacak.

"Evropa dënon me forcë këtë akt frikacak që cenon jetën dhe vlerat tona njerëzore. Mendimet e mia janë me viktimat dhe njerëzit e Vjenës në prag të sulmit të tmerrshëm të mbrëmjes së sotme. Ne jemi me Austrinë ”, tha Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ora 23:05
Arrestohen 4 prej autorëve të sulmit terrorist në Vjenë

Forcat speciale ushtarake të Vjenës kanë arrestuar 4 prej atentatorëve të sulmit terrorist në Vjenë. Së bashku me 2 të tjerë të ekzekutuar deri më tani raportohet për 6 atentatorë të sulmit terrorist.

Ora 22:59
Pamje e rëndë/ Një prej atentatorëve i ekzekutuar nga policia

Një prej atentatorëve të ekzekutuar në sulmin terrorist në Vjenë.

Ora 22:45
Policia e Vjenës: Të shtëna me armë në 6 zona të ndryshme

Përmes një postimi në Twitter, policia e Vjenës raporton se janë regjistruar të shtëna me armë zjarri në 6 zona të ndryshme të kryeqytetit.

Kjo hedh dyshime se janë më shumë se 3 atentatorë, ku deri më tani 2 prej tyre kanë vdekur.

Ora 22:29
Sulmi terrorist/ Mediat ndërkombëtare: 7 persona të vdekur

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se kanë mbetur të vrarë 7 persona, mes tyre qytetarë dhe një prej atentatorëve.

Ora 22:19
Tmerr në Vjenë/ Momenti ku një prej atentatorëve vret qytetarin! Kujdes, pamje të rënda!

 

KUJDES, PAMJE TË RËNDA! Ky është momenti i tmerrshëm nga Vjena ku një prej atentatorëve të sulmit kanë vrarë një qytetar.

Atentatori fillimisht qëlloi me kallashnikov ku qytetari qëndroi i shtrirë përtokë. Vetëm pak sekonda më vonë, atentatori u kthye dhe e qëlloi sërish me pistoletë pasi qytetari ishte gjallë.

Ora 22:09
Sulmi në Vjenë/ Momenti kur një prej atentatorët qëllon me kallashnikov

Ky është momenti ku një prej atentatorëve të sulmit në Vjenë qëllon me armë zjarri drejt policisë. Nga pamjet filmike të publikuara nga mediat e huaja, ai ka një armë zjarri tip kallashnikov.

E.M./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vl: 03/11/2020 08:41

    Keta plera smeritojn te vdesin duhen lidhur ne ndonje grop dhe do mbajt me zinxhira gjith jeten si qent .ca lidhje ka zoti me keta barbar vei njerez te pafajshem rrugve

    Përgjigju
  • Allahu akbar: 03/11/2020 00:28

    Keta jane terroriste qe sterviten dhe financohen me qellimin e vetem qe te nxisin luften fetare midis te krishtereve dhe myslimaneve. Kjo duket fare hapur qe me karikaturat ndaj profetit Muhamed prerje kokash ne Paris sulmet ne Vjene

    Përgjigju
  • shporrini: 02/11/2020 23:43

    po ngrihuni mor popull debil shqiptar dhe denojini keto akte shporrini keta pantallona grisur e ferexhera nga shqiperia se na nxine

    Përgjigju
  • Per lorencin: 02/11/2020 23:38

    te lumte goja.

    Përgjigju
  • vjosa: 02/11/2020 23:26

    OR MUSLIMANE DEBILA ,,,PO C'KENI ME AUSTRIAKET MOR NDYRESIRA,,ATA KANE QENE ALEATET E SHQIPERISE NE SHEKUJ.....HARAM,,HARAM...HARAM,,QUMESHTI I NENES.....

    Përgjigju
    • Vjosa: 07/11/2020 00:22

      Kjo cka ka ndodh po mar parasysh kush e bon e ku ndodhen Zoti i Shkatroft para se me nis me boe.! Po me rrejt e me dredhue te Zezen me e boe te Bardh,e te Bardhen me boe te Zez, me thon se keto kan qen Aleat e Shqiptarve Kjo esht Krim si ky krim qe esht i organizuar pre antikristve qe e quajn veten elite

  • ymeri: 02/11/2020 23:24

    ALLHAH ALLAH,,,,ALLAH,,ALLAH,,,U C'MENDEN ARABET,,,,ALLAH,,ALLAH,,ALLAH,,,ALLAH....

    Përgjigju
  • Lorenci: 02/11/2020 23:07

    Te dy komentuesit (wiens dhe dritani) sdo te ken nder familje. Robqire

    Përgjigju
  • Wiena: 02/11/2020 21:26

    Me mire ta kishin djeg fare. 1 rruge e dy pune. Te kishin pjek te gjalle cifutet.

    Përgjigju
    • Vlora: 03/11/2020 08:44

      Mase eshte familja jote ndonjeher kur dalin keta kafshet dhe pastaj kenaqu pler bastard shpellar

    • Une: 03/11/2020 03:24

      Wiena ishalla ta gjejn koken cifutet ta shikojme njehere kush je ti qe do hebrenj te vdekur

    • www.youngtribune.com: 03/11/2020 01:27

      Wiena ja kam raportuar prokurorise komentin tuaj dhe shpresoj te te shoh ne gjykate me keto komente te shpifura.Me IP e celularit do te te gjejne dhe do shikojme kush do piqet. Injorant qe perhap urrejtje !!!!

    • Toni: 02/11/2020 23:15

      O “Wiena” o trushpëlar mesjetar,uroj që ti dhe njerëzit si ti të keni fatin e viktimave...

    • Dritani: 02/11/2020 22:11

      Nuk habitem po te jesh myslyman trushperlare nga perrallat e kuranit dhe bemat e atij pedofilit qe keni per profet

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, nuk raportohet për të lënduar! Shkak sherri mes dy personave në lokal, dyshohet se u përdor 'Shotgun'