Vjeshta/ 6 mijë kandidatë, vetëm
një merr notën 10, ngelin gjysma

Vjeshta/ 6 mijë kandidatë, vetëm<br />një merr notën 10, ngelin gjysma
TIRANE- Ministria e Arsimit ka publikuar notat e provimeve me zgjedhje për rreth 6000 mijë maturantë që u testuan në muajin shtator. Nga rezultati i provimeve të vjeshtës vetëm një kandidat ka arritur të marrë notën maksimale, 10-t. Gjithashtu vihet re se asnjë maturant nuk ka marrë notë tjetër maksimale më shumë se 9-të apo më shume se 8-të. Rreth 30 kandidatë janë vlerësuar me notën 7, ndërsa pjesa tjetër kanë marrë notat 6 dhe 5.

Pavarsisht se kanë patur një mundësi të dytë, për të mbyllur provimet e vjeshtës, rreth gjysma e kandidatëve nuk kanë mundur që të marrin një notë kaluese. Ministria e Arsimit thotë se se ata kandidatë që kanë marrë një notë kaluese mund të aplikojnë me formularin A3, i cili do të plotësohet duke filluar nga data 24 shtator.

Ky formular do të përfshijë degët që kanë ngelur kuota ta paplotësuara në dy fazat e raundit të parë. Pjesa tjetër e maturantëve nuk mund të vazhdojnë Universitetin, pasi ligji për arsimin e lartë përcakton se nuk mund të regjistrohesh nëse nuk zotëron diplomën e shkollës së mesme, madje as në universitetet private.
 
Aplikimi
Me formularin A3, aplikimi do të bëhet online. Kandidatët mund të zgjedhin deri në 10 preferenca ashtu si me formularin A2. Kriteri i vetëm do të jetë se duhet të zgjidhni mes atyre degëve që kanë kuota të paplotësuara. Edhe në këtë raund fituesit do të përzgjidhen në bazë të pikëve që kanë grumbulluar nga nota mesatare dhe notat e provimeve të detyruara dhe atyre me zgjedhje. Me formularin A3 mund të aplikojnë edhe maturantët e tjerë, duke përfshirë edhe ata që kanë fituar një degë, me formularin A2.

Ministria e Arsimit sqaron se çdokush që kërkon të aplikojë me formularin A3, duhet që më parë të ketë shlyer detyrimet me provimet e maturës shtetërore. “Maturantët që kanë konkurruar në raundin e parë me formularin A2 (fitues ose jo dhe të regjistruar ose jo) dhe dëshirojnë të vazhdojnë garën për të qënë fitues ose për të kaluar në një preferencë më të lartë, duke ruajtur renditjen e preferencave të formularit A2 të plotesuar në raundin e parë, nuk plotesojne formular të ri, por vetëm shprehin vullnetin të vazhdojnë konkurrimin on-line.

Nëse në përfundim, maturanti që është shpallur fitues në raundin e parë, nuk arrin të klasifikohet në një preferencë më të lartë, mbetet fitues në programin ku është regjistruar dhe vijon studimet e ciklit të parë”, - përcaktion udhëzimi i Ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

Klikoni ketu per te mesuar rezultatet tuaja

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve