Vjeshta e provimeve erdhi,
këshilla për të ulur stresin

Vjeshta e provimeve erdhi,<br />këshilla për të ulur stresin
Nëse jeni para një sezoni të ri provimesh apo nëse prisni me ankth pranimin në universitete ju vlen të kudeseni mirë për veten.

Pini shumë lëngje, preferohet dy gota ujë të paktën dy orë para testit, sepse në këtë mënyrë do të rritni  aftësinë për t'u përqëndruar, ndërsa ulni dehidratimin.

Shmangni një darkë të rëndë apo ushqime të pasura me erëza të cilat mund të vënë në rrezik vëmendjen.

Konsumoni një mëngjes të pasur me karbohidrate për të shmangur sheqerin në gjak.
 
Këto janë disa këshilla të vëna në dukje nga UniversiNet.
 
Duke pasur parasysh klimën e nxehtë në të cilën zhvillohen provimet  është thelbësore për të marrë me vete shishen e ujit natyral. "Unë nuk pi mjaftueshëm ujë - kujton  Renato Reggiani, drejtor editorial i UniversiNet - mund të hasni vështirësi në arsyetim.

 Kjo është nxjerrë në pah edhe nga një studim, i kryer nga një ekip britanik në "King’s College" në Londër. Dehidratimi, sipas studimit të kryer mbi disa adoleshentë.. , ka pasoja jo vetëm në madhësinë e trurit, por edhe në mënyrën e të punuarit.

Gjithashtu  humbja e 1 litër lëngjesh, një sasi që mund të arrihet me 90 minuta djersitje të  vazhdueshme, e reduktojnë në një masë të ndjeshme trurin.

Redaksia Online
( Jetona Koçibelli/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve