Vjeshta risjell kontrollet anti-duhan
Deda: Tolerancë zero për abuzuesit

Vjeshta risjell kontrollet anti-duhan<br />Deda: Tolerancë zero për abuzuesit
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor njofton se kanë vazhduar inspektimet për monitorimin e zbatimit të ligjit Nr. 9636 dt. 06. 11. 2006 ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’, të ndryshuar dhe kreu i këtij inspektoriati ka thënë sot se tolerance do të jetë zero për të gjithë ata që shkelin këtë ligj.
 
Inspektime janë kryer dhe gjatë mbrëmjes së djeshme në lokale e ambiente të tjera argëtimi në të gjitha qytetet kryesore të vendit përfshirë dhe Tiranën.
 
Eltar Deda, Kryeinspektor, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, u shpreh se: ‘ISHSH është e vendosur në zbatimin në mënyrë konstante dhe jo me fushata të ligjit nr. 9636 dt. 06. 11. 2006 ‘Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit’ të ndryshuar. Të gjithë të jenë të qartë se jemi të vendosur të zbatojmë ligjin me tolerancë zero për shkelësit e ligjit. Afrimi i stinës së ftohtë ka sjellë një intensitet të mëtejshëm të punës së ISHSH me inspektime në çdo orë të ditës apo natës dhe shkëmbime të grupeve të inspektimit nga një qark në tjetrin”.
 
Në periudhën 17 – 21 tetor 2016 nga ana e inspektorëve të ISHSH janë marrë 29 masa administrative me vlerë 300 000 lekë secila ndaj subjekteve të cilat janë gjetur në shkelje të ligjit.
 
Inspektorati Shtetëror Shëndetësor falenderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin dhe përsërit thirrjen për të denoncuar çdo rast kundravajtjeje të ligjit të sipër përmendur në numrin e telefonit Pa pagese 0800 4040 si dhe në adresën Rruga Manol Konomi, nr. 4, Tiranë.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)

Paris 2024/ Sinkronizimi perfekt i zhytëseve kineze që solli medaljen e artë (VIDEO)