Me afrimin e stinës së vjeshtës situata e COVID në vendin tonë po vijon me rritje të infektuarve. Prej 1 shtatorit e deri më 18 shtator janë konfirmuar 15.786 raste me COVID-19. Dita me shifër rekord të infektuarish u shënua më 8 shtator me 1079 raste të reja.
Numri i viktimave si pasojë e COVID është rritur, mesatarisht çdo ditë ka 5 humbje jete. Vetëm në 18 ditë nuk kanë mundur ti bëjnë ballë virusit 76 qytetarë. Ndërkohë sot kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID 6 qytetarë dhe janë shënuar 780 raste të reja. Që prej fillimit të pandemisë në mars të 2020-ës numërohen 2,574 viktima.
Çdo ditë mesatarisht ka 20 shtrime në ditë në Spitalin Infektiv, struktura kryesore e COVID që pret urgjenca, e më pas bëhet shpërndarja e pacientëve drejt COVID 3, në varësi të gjendjes shëndetësore.
Në dy spitalet COVID ka 224 pacientë, prej të cilëve 19 janë në gjendje më të rënduar. Dy strukturat kanë kapacitet për 270 shtretër, ku momentalisht janë të lirë 46 shtretër. Me ezaurimin e këtyre kapaciteteve pritet që të hapet spitali COVID 4 në autostradë godina e një ish universiteti privat. Nëse situata do të përkeqësohet në muajt në vijim sipas skenarit të ministrisë së Shëndetësisë do të vihen në funksion edhe spitalet rajonale.
6 qytetar kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID -19 në vendin tonë në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk e kanë fituar betejën me COVID19 gjashtë qytetarë: një qytetar nga Tirana 61 vjeç, një qytetar nga Elbasani 65 vjeç, një qytetare nga Fieri 66 vjeç, dy qytetarë nga Vlora 68 dhe 75 vjeç dhe një qytetar 80 vjeç nga Berati.
Sakaq ministria e Shëndetësisë njofton se janë shënuar 780 raste të reja, nga 4022 testime të kryera në gjithë vendin dhe qyteti me numrin më të lartë të rasteve është Tirana. Ndërkohë aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 224 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Në gjithë venditn janë 12,789 pacientë aktivë me COVID19.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.
Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
780 qytetarë, në këto bashki:
268 raste në Tiranë, 62 raste në Durrës, 39 raste në Shkodër, 34 raste në Vlorë, 32 raste në Krujë, 31 raste në Fier, 27 raste në Lezhë, Elbasan, 24 raste në Lushnje, 19 raste në Kavajë, 18 raste në Mallakastër, 17 raste në Kurbin, 16 raste në Mat, 15 raste në Kukës, Gjirokastër, 14 raste në Sarandë, 13 raste në Berat, 10 raste në Vorë, 8 raste në Kamëz, Dimal, Peqin, Gramsh, 7 raste në Korçë, Maliq, 6 raste në Devoll, Kuçovë, 5 raste në Has, Këlcyrë, 4 raste në Malësi e Madhe, Bulqizë, 3 raste në Tropojë, Dibër, Skrapar, 2 raste në Vau i Dejës, Shijak, Rrogozhinë, Divjak, Selenicë, Tepelenë, 1 rast në Pukë, Mirditë, Patos, Himarë, Delvinë, Libohovë, Përmet, Poliçan, Librazhd.
Statistika (19 Shtator 2021)
Raste të reja ditore 780
Të shëruar në 24 orë 757
Të shtruar në spitale 224
Humbje jete në 24 orë 6
Testime ditore 4022
Testime totale 1,151,640
Raste pozitive 162,953
Raste të shëruara 147,584
Raste Aktive 12,789
Humbje jete 2,580
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 5,394
Shkodër 1,338
Fier 1,209
Durrës 1,188
Vlorë 781
Lezhë 635
Elbasan 643
Berat 502
Korçë 295
Kukës 307
Gjirokastër 274
Dibër 224