1767801104_lumivjosa.JPG

Vendi ynë edhe këtë të enjte është përfshirë nga moti i keq. Si pasojë e prurjeve të lumit Vjosë, ka prezencë uji edhe në Stacionin e Pompimit të Kafaraj, Njësia Administrative Frrakull, nga ku bëhet edhe furnizimi me uji iqytetit të Fierit.

Si masë paraprake janë stakuar disa nga pompat në puset që janë në afërsi të lumit Vjosë dhe po punohet me kapacitet më të reduktuar nëpërmjet disa puseve të tjera 

Në fshatrat Kashisht, Adë, Kafaraj, Cerven dhe Ferras janë nën uji rreth 200 ha toke bujqësore, brenda argjinaturave.

Ndërkohë ka prezencë të lartë uji në 27 banesa në Ferras-Cerven që ndodhen brenda argjinaturës


Lajmi kryesor:

Moti i keq/ Viktima e parë, 54-vjeçari humb jetën në Durrës! Evakuime në Katund të Ri, Sukth dhe 3 fshatra të Fierit e Vlorës (VIDEO)