Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani mbërriti në samitin e BE në Tiranë. Në një dalje për mediat pas takimit me Ramën, u shpreh se uron që Kosova të marrë përgjigje përfundimtare për liberalizimin e vizave më 15 dhjetor. Osmani e ka përmendur se është koha që BE-ja të kalojë “nga fjalët në vepra” duke thënë se në samit do të bëjë të ditur vendimin e Kosovës për të aplikuar këtë vit për anëtarësim në bllokun evropian.
“Jam shumë e lumtur që jam pjesë e këtij takimi. Të gjejmë një zgjidhje për krizat dhe të shohim këto vende që janë pro Europës dhe çështjeve që ka shtruar komisioni për vendime lidhur me sigurinë. Po ashtu dhe influencën e Rusisë në këto kohë kur zhvillohet lufta në Ukrainë. Një çështje do të jetë edh liberalizimi i vizave për Kosovën. Shpresojmë që do i pranohet kërkesa për këtë vit s ai përket çështjeve të vizave.
Maqedonia dhe Shqipëria kanë ecur para me çeljen e bisedimeve të anëtarësim por ne kemi ende për të bërë përpara për liberalizimin e vizave. Shpresojmë ta marrim me 15 dhjetor në takimin e Këshillit. Jemi në një luftë me Putin. Më duhet të pranoj që ka ndonjëherë mesazhe të paqarta se ka vende të harmonizuara me BE dhe nga ana tjetër ka vende të harmonizuara me Putin.
Ose je krah Ukrainës ose Rusisë. Marrja e sanksioneve ndaj Rusisë është gjëja e duhur që duhet të dërgojë BE. Të qëndrosh krah historisë është më e pakta që mund të pritet prej nesh. Për fat të keq, Vuçiç është vazhdimësi e një mendësie që ka ekzistuar në vitet ’90 në Serbi dhe është kjo që çoi në luftë e shkatërrim. Kjo mendësi duhet hedhur poshtë nga të gjithë. Le të presim që siguria të kryejë punën e saj”, tha Osmani.
Lajmi kryesor:
PËRMBLEDHJE/ Çfarë ndodhi në Samit, Rama 2 orë pritje, s’mungojnë motivet tradicionale! TË GJITHA marrëveshjet e nënshkruara! BE: Ballkani Perëndimor, pjesë e jona
A.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kush mendoni se qëndron mbrapa sulmit ndaj Top Channel?
-
Pronarët sherr
58%
-
Investigimet
20.7%
-
Lufta politike
21.2%
Vota total: 2500
Lajme të tjera
-
Viti politik i PS dhe Shqipëria si mikpritëse e BE! Nga Këshilli i Sigurimit, çelja e negociatave e deri te samiti në Tiranë, si u mbyll kapitulli i 2022-t
29 Dhjetor 2022, 22:03
-
BE jep lajmin për tarifat e roaming-ut: Ulja e parë e çmimeve nis më 1 tetor 2023, ftojmë operatorët e tjerë
24 Dhjetor 2022, 12:13
-
Mitsotakis në 22 dhjetor në Shqipëri, takime me minoritarët grekë në Himarë, Finiq dhe Dropull! Në disa vizita do shoqërohet nga Rama
20 Dhjetor 2022, 10:49
-
Fatos Çoçoli: Rizbulimi i Korridorit të VIII-të!
13 Dhjetor 2022, 13:33
-
Kim takohet me Ramën: Marrëdhëniet SHBA-Shqipëri më të forta se kurrë! Keni luajtur rol të rëndësishëm për stabilitetin në rajon
12 Dhjetor 2022, 19:23
-
Kryeministrja italiane, Meloni përfshin Shqipërinë në ditarin javor: E mendoni dot se vendi ku u zhvillua samiti quhej ‘Sheshi Italia’
12 Dhjetor 2022, 17:15
-
Lorenc Vangjeli: Teoritë konspirative, qasja primitive për të shpjeguar grushtimin e Berishës
10 Dhjetor 2022, 20:43
-
Projekti i aksit rrugor ‘Elbasan-Qafë Thanë’, Rama publikon pamjet si do të transformohet: Një nga më të rëndësishmit në vend
10 Dhjetor 2022, 17:04
-
'I infiltruar’ apo me probleme të shëndetit mendor personi që goditi Berishën? Kalaja: Ishte agjent, ka prova! Valteri: Teori konspirative! Xhaferi: Kishte përgatitje fizike
7 Dhjetor 2022, 22:43
-
Fatos Çoçoli: Dobitë ekonomike të 6 dhjetorit
7 Dhjetor 2022, 21:24
-
Kur të rreh edhe budallai i lagjes dhe…‘thyerja në mes’ e ortakut ‘marsian’
7 Dhjetor 2022, 19:10
-
Ekskluzive/ Samiti i BE në Tiranë, liderët europianë flasin për Report Tv, Borrell: E ardhmja e Ballkanit është në union! Rutte: Sfidat do i përballojmë së bashku
7 Dhjetor 2022, 17:10