Vjosa Osmani takon ish-presidentin amerikan Bill Clinton: Kosova është e bekuar me miqtë më besnikë

Vjosa Osmani takon ish-presidentin amerikan Bill Clinton:  Kosova është e bekuar me miqtë më besnikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton gjatë qëndrimit të saj në SHBA. Osmani me anë të një postimi në Tëitter ka theksuar se Kosova është e bekuar me miqtë e saj.

 “Është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe më besnikë. President, faleminderit për gjithçka që keni bërë për njerëzit tanë”, shkroi Osmani .

Ish-presidentit të SHBA , Bill Clinton për ndihmën dhe kontributin e tij në Kosovë i ishte dhënë Urdhri i Lirisë së Kosovës nga ish-presidenti Hashim Thaçi, në 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Me urdhër të Clintonit, NATO nisi fushatën 78-ditore të sulmeve ajrore kundër Serbisë në vitin 1999 në një përpjekje për ta detyruar presidentin e atëhershëm serb, Slobodan Milloshevi135 të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

To say Kosovo has been blessed with the most dedicated and loyal friends would be an understatement.

Mr President @BillClinton, thank you for all you have done for our people. pic.twitter.com/0Bu2yVY2sp

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 23, 2021

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:34
Osmani takon kryeministrin holandez: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, Serbia po prodhon tensione të panevojshme në rajon

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot kryeministrin e Holandës, Mark Rutte. Gjatë takimi, Osmani ka ripërsëritur kërkesën për mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

" Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të zbatuar reforma në fushën e sundimit të ligjit dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë në përputhje me platformën e institucioneve të reja", tha Osmani.

Presidentja Osmanit ka hedhur akuza edhe ndaj Serbisë se nuk i ka zbatuar marrëveshjet, në veçanti atë për lirinë e lëvizjes, e cila po prodhon tensione të panevojshme në rajon. 

/I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin me sopatë, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja