Osmani takon kryeministrin holandez: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, Serbia po prodhon tensione të panevojshme në rajon

Osmani takon kryeministrin holandez: Kosova i ka plotësuar kushtet për liberalizimin e vizave, Serbia po prodhon tensione të panevojshme në rajon

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot kryeministrin e Holandës, Mark Rutte. Gjatë takimi, Osmani ka ripërsëritur kërkesën për mbështetjen e Holandës për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

" Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për të zbatuar reforma në fushën e sundimit të ligjit dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të rinjtë në përputhje me platformën e institucioneve të reja", tha Osmani.

Presidentja Osmanit ka hedhur akuza edhe ndaj Serbisë se nuk i ka zbatuar marrëveshjet, në veçanti atë për lirinë e lëvizjes, e cila po prodhon tensione të panevojshme në rajon. 


Lajmi kryesor:

Vjosa Osmani takon ish-presidentin amerikan Bill Clinton: Kosova është e bekuar me miqtë më besnikë


I.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Mundohuni të mos stresoheni shumë... çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Mundohuni të mos stresoheni shumë... çfarë kanë parashikuar yjet për sot