Presidentja në detyrë e Kosovës Vjosa Osmani vizitoi këtë të mërkurë (16 dhjetor) qytetin e Lezhës.

Fillimisht ajo u ndal në Bashkinë e qytetit, ku zhvilloi një bisedë disa minutëshe me kryebashkiakun Pjerin Ndreu në zyrën e këtij të fundit.

Më pas presidentja Osmani sëbashku me delegacionin që e shoqëronte vizituan memorialin e Gjergj Kastriotit.

Ajo bëri homazhe në varrin ku prehen eshtrat e heroit tonë kombëtar dhe u njoh me historinë e këtij monumenti.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani qëndroi për rreth 30 minuta në qytetin e Lezhës, ndërsa vizita e saj në Shqipëri do të vijojë me disa takime të tjera të rëndësishme me politikanet e vendit tonë.

Kujtojmë që sot në orën 15:30 ajo do të ketë një takim me Presidentin Ilir Meta ndërsa në orën 17:00 ata do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët.


Lajmi kryesor:

Osmani sot në Tiranë për herë të parë si Presidente! Vizitë në Lezhë, pritet nga kryebashkiaku! Takime me Metën, Ruçin, Ramën, Bashën, Veliajn e Berishën