VKM: Fasonët nga sot
automatikisht qira një euro
Në një VKM të veçantë, janë përcaktuar dje kriteret e dhënies me qira apo enfiteozë të pronave shtetërore.
TIRANE- Në një VKM të veçantë, janë përcaktuar dje kriteret e dhënies me qira apo enfiteozë të pronave shtetërore. Në të, interesante është veçanërisht pjesa ku përcaktohet dhënia me qira me çmimin simbolik një euro, për oferta investimi të larta apo veprimtari fason.
Madje, edhe kontratat e qirasë të lidhura para daljes së këtij vendimi, ku realizohet veprimtari prodhuese me regjim “fason”, kthehen në kontrata me tarifë simbolike një euro/kontrata, pas daljes së këtij vendimi, duke ruajtur si garanci kontrate atë të kontratës së qirasë.
Kontrata me një euro do të akordohen në raste kur pasuritë shtetërore janë me sipërfaqe mbi 500 m2. Ose kur rezulton fitues një subjekt i cili propozon që në pasurinë shtetërore që jepet me qira do të zhvillohen aktivitetet, si veprimtari prodhuese industriale mbi 10 milionë euro investim apo fason. Mund të jepet edhe në raste propozimi për kryerjen e investimeve në vlera mbi 2 milionë euro për, për veprimtari në fushën e sportit, kulturës, turizmit dhe trashëgimisë kulturore.
Para nënshkrimit të kontratës së qirasë, me tarifë 1 euro/kontrata, qiramarrësiduhet të paguajë garanci 10 për qind të investimit të marrë përsipër në konkurrim, që kthehet pas përfundimit të investimit. Në rast se subjekti, që ka lidhur një kontratë me tarifë 1 euro/kontrata, nuk realizon kushtet e saj, kontrata kthehet në kontratë qiraje.
Shkrimi u publikua sot (06.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.8%
-
Jo
62.3%
-
Deri diku
5.9%
Vota total: 2119
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tregtimi i vajit ekstra të virgjër në vend, kreu i shoqatës së Agro-Biznesit: Nuk ka fabrika për ambalazhimin e qelqit dhe depozita inoksi për ruajtjen e vajit
29 Nëntor, 13:36
-
Brazil/ Ndërron jetë në palestër, bodybuilderi 28-vjeçar pësoi atak kardiak
29 Nëntor, 13:32
-
Tiranë/ Lojëra fati dhe baste sportive të paligjshme, 6 në pranga! Një 17-vjeçar në hetim
29 Nëntor, 13:20
-
Vrasja e Martinit, del nga spitali shoku i 14 vjeçarit
29 Nëntor, 13:18
-
Vdiq në ditën e parë të punës, 18-vjeçari shqiptar sapo ishte bërë baba! Flet mes lotësh partnerja e tij: Po planifikonim dasmën
29 Nëntor, 13:12
-
Europol: Arrestohet në Rinas turku i dyshuar si kreu i trafikut të heroinës nga Irani në Europë! Pronari i 703 kilogramë drogë e fshehur në kontejner me sapun në portin e Hamburgut
29 Nëntor, 13:04
-
Muralja e Maradonës, vendi i dytë turistik më i vizituar në Itali
29 Nëntor, 13:03
-
Mbi 225 tonë kokainë, konfiskohet rekord botëror droge e fshehur në nëndetëse! Autoritetet kolumbiane zbulojnë rrugën e re të trafikut të narkotikëve drejt Australisë
29 Nëntor, 12:54
-
Gjykata e Hagës urdhëron ish pjesëtarin e UÇK-së t’u paguajë 208 mijë euro viktimave të tij
29 Nëntor, 12:51
-
Përgjimet e Sky ECC, kush është shqiptari 'VIP' i arrestuar në Greqi
29 Nëntor, 12:46
-
Sot një vit nga vrasja e Liridona Ademajt! Çfarë dihet për krimin makabër, autorët ende pa aktakuzë
29 Nëntor, 12:41
-
Moti i keq/ Fundjava pritet të mbizotërohet nga reshjet e dendura të shiut
29 Nëntor, 12:39