Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi lirimin nga detyra të drejtorit të Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha.

VKM:

LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË BIBLIOTEKËS KOMBËTARE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Z. Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë.

2. Ngarkohet Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA