Manastirliu: Çelëm autonominë spitalore, mjekët do kryejnë konsulta të dyfishta! Pacientët zgjedhin doktorin që duan, mbështetje financiarë deri në 30% të pagës bruto

 

Ministrja e Ogerta Manastirliut ka lajmëruar sot çeljen e autonomisë spitalore ku mjekët do të kenë mundësi të kryejnë praktka dyfishe. Manastirliu thotë se edhe pacientët mund të zgjedhjin vetë mjekët që dëshirojnë të kryejnë konsultat. Megjithatë, ajo thotë se jo të gjitha spitalet mund ta kthejnë këtë praktikë, pasi do duhen të kenë autonominë spitalore dhe kartën menaxheriale. 

"Akti që ka kaluar sot, është vendimi për mundësimin e ofrimit jashtë regjimit të punës të përcaktuar nga punëdhënësi, të shërbimeve të konsultave ambulatore për pacientët jashtë sistemit të referimit. Ky është një akt, i cili i hap rrugën praktikave dyfishe për mjekët specialistë. Të gjitha spitalet, të cilat do ecin përpara me modelin e ri të autonomisë spitalore dhe do të kenë përfituar kartën e autonomisë menaxheriale, do të kenë mundësi që të ushtrojnë instrumenta të tillë, sikurse është instrumenti praktikës dyfishe, që i lejon mjekët të kryejnë konsulta ambulatore, jashtë regjimit të punës, jashtë sistemit të referimit, për pacientë, të cilët, nëpërmjet instrumentit të krijuar, mundet të konsultohen me mjekun që duan, jashtë kohës së punës që mjeku ka me spitalin, duke u përcaktuar kështu edhe tarifa nga bordi i spitalit",- deklaroi Manastirliu.

Duke theksuar se ky instrument  do të jepet vetëm për ato spitale që do kenë përfituar kartën e autonomisë menaxheriale, Ministrja Manastirliu tha se mbështetja financiare do të jetë deri në 30% të pagës bruto.

"Mundësia që ne i japim mjekëve, që të kryejnë konsulta ambulatore jashtë regjimit të punës, i jep mundësinë atyre edhe për të patur një mbështetje financiare shtesë, e cila nuk e tejkalon masën e 30% të pagës bruto. Këto janë instrumenta që i kemi vlerësuar të jenë pjesë e të gjithë instumentave që mbështesin autonominë spitalore, bazuar ne praktikat më të mira ndërkombëtare. Këto janë hapa, të cilat do të thellojnë më shumë reformën në sistemin spitalor, por mbi të gjitha, do të garantojnë një mbështetje më të madhe për mjekët, por edhe një akses të rritur të pacientëve jashtë sistemit të referimit, për të zgjedhur mjekun që duan, shërbimin që duan, në kohën që e duan", tha Manastirliu.

Aktualisht, kartën e autonomisë menaxheriale e ka përfituar Spitali Memorial Fier, nga ku do të nisë edhe aplikimi i instrumetit të praktikave dyfishe për mjekët.


Lajmi kryesor:

VKM/ Protesta e studentëve të mjekësisë, Kushi e Manastirliu: Po konsultohemi! Qeveria e detyruar të frenojë fenomenin, rrezikojmë të ngelim pa mjekë


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar