TIRANË- Dy ministret Ogerta Manastirliu dhe Evis Kushi janë prononcuar këtë të enjte për revoltën e studentëve të mjekësisë lidhur me planin e qeverisë për punësimin 3-vjeçar të detyrueshëm. Teksa ishin duke prezantuar vendimet pas mbledhjes së qeverisë, dy ministret u pyetën edhe për protestën e studentëve të Mjekësisë, të cilët kanë paralajmëruar se do të vijojnë tubimet derisa qeveria të tërhiqet nga kjo nismë.

Ministrja Ogerta Manastriliu tha se janë ende në fazë shumë të gjerë konsultimi dhe se nuk ka ende një vendim konkret.

“Ne kemi ndërmarrë një proces të gjerë konsultimesh, takimesh me studentët e mjekësisë, me rektorë dhe dekan për të krijuar bazën më të mirë të diskutimeve. Në momentin që qeveria do ketë një model për ta caktuar do ua përcjellim.”- thotë Manastirliu.

Ndërsa ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi është shprehur se po zhvillohet një proces konsultimi i gjerë për studentët e mjekësisë. Kushi tha se ky vendim nuk është thjesht një konsultë me studentët por edhe më gjerë, pasi fenomeni është jashtëzakonisht shqetësues jo vetëm për Shqipërinë e për rajonin por madje edhe për vendet e BE-së. Përballë këtij problemi shqetësues, Kushi thotë se Qeveria është e detyruar të marrë masa, sepse rrezikojmë të ngelemi pa mjekë.

“Ne kemi nisur proces konsultimi sepse jemi përballë një rreziku që pas disa vitesh mund të mos i plotësojmë dot vendet për mjekë. Ky s’është fenomen vetëm Shqiptarë por i gjithë rajonit por edhe në vetë vendet e BE-së. Ne, si qeveri kemi përgjegjësinë që t’i parandalojmë këto problematika, pra duhet t’i paraprijmë. Konsultimet do të vazhdojnë edhe më gjerë, sepse s’është vetëm vendim i studentëve të mjekësisë. Studentët paguajnë një tarifë shumë të ulët, madje disa nuk paguajnë përkundrazi marrin bursa. Është e gjithë shoqëria që kontribuon për këta studentë. Sepse kostoja për të formuar një mjek, për të diplomuar një mjek është më e lartë se në universitetet e tjera.  Jo vetëm studentët e vitit të parë të Mjekësisë do jenë përballë kësaj alternative por edhe për vitet e tjera. Propozimi që kemi marrë nga studentët është që të jetë i ndryshëm për vite të ndryshme.

Sepse ndryshe është studenti i vitit të parë që hyn me kushte të caktuara. Por ne mendojmë se të gjithë e kanë detyrimin të japin kontribut për Shqipërinë. Ne rast se do të jemi përpara problemit që pak pas vitesh do përballemi me fenomenin.”- thotë Kushi

Ndër të tjera, Ministrja e Ogerta Manastirliut ka lajmëruar sot çeljen e autonomisë spitalore ku mjekët do të kenë mundësi të kryejnë praktika dyfishe, pra të ofrojnë konsulta jashtë orarit të punës. Gjithashtu, Manastirliu thotë se edhe pacientët mund të zgjedhin vetë mjekët që dëshirojnë të kryejnë konsultat. Megjithatë, ajo thotë se jo të gjitha spitalet mund ta kthejnë këtë praktikë, pasi do duhen të kenë autonominë spitalore dhe kartën menaxheriale.  Duke theksuar se ky instrument  do të jepet vetëm për ato spitale që do kenë përfituar kartën e autonomisë menaxheriale, Ministrja Manastirliu tha se mbështetja financiare do të jetë deri në 30% të pagës bruto. Aktualisht, kartën e autonomisë menaxheriale e ka përfituar Spitali Memorial Fier, nga ku do të nisë edhe aplikimi i instrumetit të praktikave dyfishe për mjekët.

Studentët e mjekësisë kanë protestuar 2 herë para rektoratit dhe përballë Ministrisë së Arsimit pasi nuk janë dakord me nismën e qeverisë për punësim 3-vjeçar të detyrueshëm. Ata kanë listuar edhe disa kërkesa

Kërkesat e studentëve

  • 1. Dalje publike të një prej Ministrive apo e Rektoratit ku të deklarojë publikisht që ky draft nuk do të vazhdojë të hartohet dhe ndërprerjen imediate të propozimit pasi bie ndesh me Të Drejtat dhe Liritë e personit për të zgjedhur lirisht pa asnjë detyrim profesionin, vendin e punës dhe kualifikimet e tij.
  • a. Të përmirësohen kushtet e sallave të seminareve dhe leksioneve dhe ndërtimin e sallave të reja me kapacitet mbajtës për të gjithë studentët e një paraleli.
  • b. Të vihen ne dispozicion ambiente të posaçme (Qendra e Simulimit) për kryerjen e praktikave (psh: intubim, vendosje e vigonave, praktikimi I ndihmës së parë etj) c. Ndërtimi i bibliotekave te aksesueshme në çdo orar të ditës nga studentët.
  • 3. Rivlerësimi i të gjithë literaturës nga një komision i posaçëm dhe ngritja sa më parë e grupeve të punës për krijimin e literaturave të reja sipas standardeve evropiane.
  • 4. Standardazimi i kryerjes së praktikave nëpër pavijone dhe vendosja e mjekëve specializante si mentorë për studentët për kryerjen sa më mirë të cikleve klinike.
  • 5. Ringritjen sa më parë të strukturave të Qeverisë Studentore.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:20
​​​​​​​Protesta e studentëve të mjekësisë, Kushi: Qeveria ka detyrim të frenojë fenomenin, po vijojmë konsultimet! E gjithë shoqëria kontribuon për ta

 

Edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi është shprehur se po zhvillohet një proces konsultimi i gjerë për studentët e mjekësisë, që supozohet të punojnë 3 vite me detyrim në vendin e tyre. Kushi tha se ky vendim nuk është thjesht një konsultë me studentët por edhe më gjerë, pasi fenomeni është jashtëzakonisht shqetësues jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për rajonin madje edhe për vendet e BE-së.

“Ne kemi nisur proces konsultimi sepse jemi përballë një rreziku që pas disa vitesh mund të mos i plotësojmë dot vendet për mjekë. Ky s’është fenomen vetëm Shqiptarë por i gjithë rajonit por edhe në vetë vendet e BE-së. Ne, si qeveri kemi përgjegjësinë që t’i parandalojmë këto problematika, pra duhet t’i paraprijmë. Konsultimet do të vazhdojnë edhe më gjerë, sepse s’është vetëm vendim i studentëve të mjekësisë. Studentët paguajnë një tarifë shumë të ulët, madje disa nuk paguajnë përkundrazi marrin bursa. Është e gjithë shoqëria që kontribuon për këta studentë. Sepse kostoja për të formuar një mjek, për të diplomuar një mjek është më e lartë se në universitetet e tjera.  Jo vetëm studentët e vitit të parë të Mjekësisë do jenë përballë kësaj alternative por edhe për vitet e tjera. Propozimi që kemi marrë nga studentët është që të jetë i ndryshëm për vite të ndryshme.

Sepse ndryshe është studenti i vitit të parë që hyn me kushte të caktuara. Por ne mendojmë se të gjithë e kanë detyrimin të japin kontribut për Shqipërinë. Ne rast se do të jemi përpara problemit që pak pas vitesh do përballemi me fenomenin.”- thotë Kushi.

Ora 12:01
Manastirliu: Çelëm autonominë spitalore, mjekët do kryejnë konsulta të dyfishta! Pacientët zgjedhin doktorin që duan, mbështetje financiarë deri në 30% të pagës bruto

 

Ministrja e Ogerta Manastirliut ka lajmëruar sot çeljen e autonomisë spitalore ku mjekët do të kenë mundësi të kryejnë praktka dyfishe. Manastirliu thotë se edhe pacientët mund të zgjedhjin vetë mjekët që dëshirojnë të kryejnë konsultat. Megjithatë, ajo thotë se jo të gjitha spitalet mund ta kthejnë këtë praktikë, pasi do duhen të kenë autonominë spitalore dhe kartën menaxheriale. 

"Akti që ka kaluar sot, është vendimi për mundësimin e ofrimit jashtë regjimit të punës të përcaktuar nga punëdhënësi, të shërbimeve të konsultave ambulatore për pacientët jashtë sistemit të referimit. Ky është një akt, i cili i hap rrugën praktikave dyfishe për mjekët specialistë. Të gjitha spitalet, të cilat do ecin përpara me modelin e ri të autonomisë spitalore dhe do të kenë përfituar kartën e autonomisë menaxheriale, do të kenë mundësi që të ushtrojnë instrumenta të tillë, sikurse është instrumenti praktikës dyfishe, që i lejon mjekët të kryejnë konsulta ambulatore, jashtë regjimit të punës, jashtë sistemit të referimit, për pacientë, të cilët, nëpërmjet instrumentit të krijuar, mundet të konsultohen me mjekun që duan, jashtë kohës së punës që mjeku ka me spitalin, duke u përcaktuar kështu edhe tarifa nga bordi i spitalit",- deklaroi Manastirliu.

Duke theksuar se ky instrument  do të jepet vetëm për ato spitale që do kenë përfituar kartën e autonomisë menaxheriale, Ministrja Manastirliu tha se mbështetja financiare do të jetë deri në 30% të pagës bruto.

"Mundësia që ne i japim mjekëve, që të kryejnë konsulta ambulatore jashtë regjimit të punës, i jep mundësinë atyre edhe për të patur një mbështetje financiare shtesë, e cila nuk e tejkalon masën e 30% të pagës bruto. Këto janë instrumenta që i kemi vlerësuar të jenë pjesë e të gjithë instumentave që mbështesin autonominë spitalore, bazuar ne praktikat më të mira ndërkombëtare. Këto janë hapa, të cilat do të thellojnë më shumë reformën në sistemin spitalor, por mbi të gjitha, do të garantojnë një mbështetje më të madhe për mjekët, por edhe një akses të rritur të pacientëve jashtë sistemit të referimit, për të zgjedhur mjekun që duan, shërbimin që duan, në kohën që e duan", tha Manastirliu.

Aktualisht, kartën e autonomisë menaxheriale e ka përfituar Spitali Memorial Fier, nga ku do të nisë edhe aplikimi i instrumetit të praktikave dyfishe për mjekët.