Bashkitë Dibër, Memaliaj dhe Tepelenë kanë dorëzuar pranë qeverisë hartat me zonat prioritare për zhvillim që ndodhen në territorrin e tyre, të cilat janë miratuar dhe do të shërbejnë për zhvillimin e ligjit Paketa e Maleve.

VKM:

V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË DIBËR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Dibër të zonave, si më poshtë vijon:

a) Zona zhvillimore nr.1, Bjeshkët e Korabit, me sipërfaqe 1146.11 (një mijë e njëqind e dyzet e gjashtë pikë njëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
b) Zona zhvillimore nr.2, Bjeshkët e Hinoskës, me sipërfaqe 272.02 (dyqind e shtatëdhjetë e dy pikë zero dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
c) Zona zhvillimore nr.3, Bjeshkët e Gramës, me sipërfaqe 859.80 (tetëqind e pesëdhjetë e nëntë pikë tetëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
ç) Zona zhvillimore nr.4, Bjeshkët e Zimurit, me sipërfaqe 559.83 (pesëqind e pesëdhjetë e nëntë pikë tetëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
d) Zona zhvillimore nr.5, Kodra e Gjaricës, fshati Brezhdan, pjesë e njësisë administrative Tomin, me sipërfaqe 195.72 (njëqind e nëntëdhjetë e pesë pikë shtatëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
dh) Zona zhvillimore nr.6, fshati Kallë, pjesë e njësisë administrative Sllovë, me sipërfaqe 34.32 (tridhjetë e katër pikë tridhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
e) Zona zhvillimore nr.7, fshati Lashkizë, pjesë e njësisë administrative Zall-Dardhë, me sipërfaqe 160.48 (njëqind e gjashtëdhjetë pikë dyzet e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
ë) Zona zhvillimore nr.8, fshati Lugjej, pjesë e njësisë administrative Zall-Dardhë, me sipërfaqe 626.74 (gjashtëqind e njëzet e gjashtë pikë shtatëdhjetë e katër ha), sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
f) Zona zhvillimore nr.9, Lurë, pjesë e njësisë administrative Lurë, me sipërfaqe 509.05 (pesëqind e nëntë pikë zero pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
g) Zona zhvillimore nr.10, fshati Qa (Prat), pjesë e njësisë administrative Zall-Dardhë, me sipërfaqe 107.38 (njëqind e shtatë pikë tridhjetë e tetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
gj) Zona zhvillimore nr.11, fshati Sllatinë, pjesë e njësisë administrative Sllovë, me sipërfaqe 79.62 (shtatëdhjetë e nëntë pikë gjashtëdhjetë e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
h) Zona zhvillimore nr.12, Lan – Lurë, pjesë e njësisë administrative Lurë, me sipërfaqe 219.35 (dyqind e nëntëmbëdhjetë pikë tridhjetë e pesë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
i) Zona zhvillimore nr.13, livadhet e Kallës – Vleshë, pjesë e fshatrave Kallë dhe Vleshë, pjesë e njësisë administrative Sllovë, me sipërfaqe 868.34 (tetëqind e gjashtëdhjetë e tetë pikë tridhjetë e katër) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
j) Zona zhvillimore nr.14, lugina e lumit Drin, me sipërfaqe 971.29 (nëntëqind e shtatëdhjetë e një pikë njëzet e nëntë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
k) Zona zhvillimore nr.15, pjesë e njësive administrative Selishtë dhe Luzni, me sipërfaqe 8590.19 (tetë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë pikë nëntëmbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
l) Zona zhvillimore nr.16, fshati Rabdisht, pjesë e njësisë administrative Melan, me sipërfaqe 1421.12 (një mijë e katërqind e njëzet e një pikë dymbëdhjetë) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto.

2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:

a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Dibër për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

VKM:

V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË MEMALIAJ

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Memaliaj të zonave, si më poshtë vijon:

a) Zona zhvillimore nr.1, që përfshin territore nga fshatrat Arrëz e Madhe, Maricaj dhe Vagalat, pjesë e njësisë administrative Luftinjë, me sipërfaqe 1 152.01 ha (një mijë e njëqind e pesëdhjetë e dy pikë zero një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
b) Zona zhvillimore nr.2, njësia administrative Buz, me sipërfaqe 5 916.22 ha (pesë mijë e nëntëqind e gjashtëmbëdhjetë pikë njëzet e dy) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
c) Zona zhvillimore nr.3, fshati Rabie, pjesë e njësisë administrative Luftinjë, me sipërfaqe 1 241.43 ha (një mijë e dyqind e dyzet e një pikë dyzet e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto.

2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:

a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.

4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Memaliaj për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

***

VKM:

V E N D I M PËR SHPALLJEN E DISA ZONAVE ME PËRPARËSI ZHVILLIMIN E EKONOMISË MALORE NË BASHKINË TEPELENË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 4, të ligjit nr.20/2025, “Për paketën e maleve”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Shpalljen “Zonë me përparësi zhvillimin e ekonomisë malore” në territorin e Bashkisë Tepelenë të zonave, si më poshtë vijon:

a) Zona nr.1, pjesë e njësisë administrative Kurvelesh, me sipërfaqe 9673 (nëntë mijë e gjashtëqind e shtatëdhjetë e tre) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
b) Zona nr.2, pjesë e njësisë administrative Lopës, me sipërfaqe 3741 (tre mijë e shtatëqind e dyzet e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto;
c) Zona nr.3, pjesë e njësisë administrative Qendër-Tepelenë, me sipërfaqe 19291 (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind e nëntëdhjetë e një) ha, sipas hartës në sistemin KRGJSH, të paraqitur mbi ortofoto.

2. Shtrirja, kufijtë dhe pikat e hyrjes e të daljes së këtyre zonave përcaktohen në hartën treguese, sipas sistemit KRGJSH, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

3. Llojet e aktiviteteve që do të zhvillohen në këtë zonë janë:

a) të zhvillimit ekonomik;
b) të zhvillimit industrial;
c) të zhvillimit turistik.
4. Ngarkohen Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Bashkia Tepelenë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA