TIRANE- Këshilli i Ministrave ka miratuar dje vlerësimin e pronave shtetërore që janë në proces privatizimi, si dhe për procedurën e shitjes
 
Procedurat
Ndërmarrjet apo objektet e veçuara, mjetet kryesore dhe mjetet e xhiros së ndërmarrjeve, shoqërive tregtare dhe institucioneve me kapital tërësisht shtetëror, për të cilat është dhënë miratimi i ministrit përgjegjës për ekonominë, për fillimin e procedurave të privatizimit apo të transformimit në shoqëri tregtare, i nënshtrohen rregullave të reja.