Një nga vendimet e miratuara nga qeveria në mbledhjen e fundit për 2017-ën ka qenë akordimi i një pensioni special për aktorin e mirënjohur Mirush Kabashi. Vendimi i qeverisë mban datën 29 dhjetor 2017. 

Në vendimin e qeverisë dhuhet: "Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Mirush Musa Kabashi, në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që përfiton sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social"

Vendimi i Qeverisë:

Nr.819, datë 29.12.2017
PËR DHËNIE SHTESE PENSIONI TË POSAÇËM SHTETËROR Z. MIRUSH MUSA KABASHI
 
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave 

VENDOSI: 
Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Mirush Musa Kabashi, në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që përfiton sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social. 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI
Edi Rama

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com