Këngëtarja shqiptare Vesa Luma ka uruar Krishtlindjet me anë të një fotoje në Instastory të familjes së saj në Zelandën e Re ku ka shkruar “Merry Christmas”.
Por pas këtij postimi të bukur, Vesa ka marrë një lajm që e ka prekur.
Një ndjekëse i ka dërguar këngëtares një foto, ku ishte familja e saj dhe një fanse, e cila fatkeqësisht kishte humbur jetën nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.
”Këtë ëngjëll na e mori Zoti nga tërmeti, vetëm të shihje lumturinë e saj kur më tregonte fotot që kishte bërë me ju.”- i shkruante ndjekësi në mesazh.
E pikëlluar, Vesa e ka ndarë bisedën në InstaStory, ndërsa krahas fotos shkruan me zemër të thyer:“Si të festoj sot, ky mesazh më preku shpirtin.”
Kujtojmë që tërmeti i 26 nëntorit ishte një ndër më të fuqishmit në historinë tonë, ku humbën jetën 51 persona dhe mbi 900 të tjerë u lënduan.\