Pavarësisht imazhit “maço” të krijuar për Presidentin rus, Vladimir Putin, si profesionist në artet marciale dhe njeri me vullnet të hekurt, në mediat ndërkombëtare kanë lindur zërat se ky i fundit vuan nga kanceri në shtyllën kurrizore apo në pankreas. Lajme të kësaj natyre kanë qarkulluar dhe më parë në media gjatë viteve të fundit, por sipas New York Post ky është fakt dhe gjithashtu një arsye e mirë nga ana e Putin për t’u nxituar në pushtimin e Ukrainës.
 
Ky “thashethem shëndetësor” është publikuar në “Page 6”, (suplement gossip i NYP), e cila pretendon se vetë sëmundja mund edhe të shpjegojë tentativat e Putinit për të pushtuar Ukrainën, si dhe ndryshimet në pamjen e tij fizike.
 
Gjithmonë sipas NYP, Putin ka provuar ndër vite terapi nga më të ndryshme kurimi, por pa sukses, një nga këto është dhe përdorimi i steroideve, gjë që e ka bërë Presidentin Rust ë duket më i fryrë. Ndërsa mjeku që aktualisht po kuron Putinin, në fshehtësi të plotë, sipas burimeve të NYP, është një gjerman 84-vjeçar, të cilin Presidenti rus e njeh prej disa dekadash, që prej periudhës kur punonte si agjent i KGB-së në Dresden.
 
Burime të tjera të NYP, arrin të thonë dhe se Putinit i mbeten dhe tre vjet jetë. Për këtë arsye ai po nxiton të fitojë terren në Ukrainë, dhe jo vetëm, me qëllim që të mbetet në historinë ruse si të tjerë liderë pararendës, si Stalini apo si vetë Pjetri i Madh.
 
Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)