TIRANË, 8 Tetor /ATSH-Gjergji Mima/ -Kryetarja e Delegacinit të Bashkimit Evropian në Tiranë, ambasadorja Romana Vlahutin, deklaroi sot gjatë prezantimit të progres raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë, se në raport janë mirëpritur disa ecuri.
"Shqipëria është agazhuar me Komisionin e Venecias përsa i përket reformës gjyqësore. Është shumë e rëndësishme që kjo reformë gjyqësore të jetë gjithëpërfshirës. U intensifikua puna e autoriteteve të zbatimit të ligjit për luftën ndaj krimit të organizuar dhe u zhvilluan disa operacione në luftën kundër trafikut narkotik dhe kultivimit të kanabisit. U përmirësua bashkërendimi i politikave të koordinimit antikorrupsion. Ka pasur reformë për administratën publike që vijoi me ligjin për nëpunësin civil. Shqipëria u angazhua në Dialogun e Nivelit të Lartë me BE dhe u miratua Udhërrëfyesi për zbatimin e reformave kyçe", tha Vlahutin.
Shqipëria, theksoi ambasadorja Vlahutin, "duhet të vazhdojë reformën në adminisitratën publike. Gjithashtu, duhet të kryejë një reformë të zgjeruar në gjyqësor. Reforma në gjyqësor duhe të jetë e plotë, e detajuar dhe gjithpërfshirëse. Është shumë e rëndësishme sepse është reforma kryesore për rrugëtimin në BE. Është reforma mbi të cilën do të mbështeten edhe reformat e tjera në të ardhmen".
Ambasadorja Vlahutin theksoi se, "Është e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë politikën e saj konstruktive përsa i përket të politkës së saj rajonale".
Duke folur për situatën ekonomike, ambasadorja Vlahutin u shpreh se, Shqipëria ka mundur të ruajë stabilitetin makroekonomik. Megjithatë, shtoi ajo, ka ende shumë për të bërë në këtë aspekt. Duhen marrë masa për të ruajtur buxhetin.
Ndërsa duke folur për periudhën që nga dhënia e statusit të vendit kandidat në qershor deri sot, ambasadorja Vlahutin u shpreh se, "kemi punuar më tej përveç raportit të qershorit kur iu dha Shqipërisë statusi. Që nga qershori deri sot janë vetëm pak muaj dhe në këtë raport janë treguar ndryshimet pozitive ose disa mangësi që nuk janë bërë". /a.ke/
/Shqiptarja.com