Shefja e delegacionit europian në Shqipëri u ka bërë apel të rinjve se duhet të jënë konkurues .
“Shqipëria është një vend unik, pasi shumica e shqiptarëve janë nën moshën 29 vjeç dhe kjo e bën vendin tuaj ndër më të rinjtë dhe ky është një burim për ju. Gjithashtu është një sfidë. Në të njëjtën kohë Shqipëria është e ngarkuar me disa probleme specifike për moshën tuaj. Shqipëria është burim i trafikimit të fëmijëve, niveli i papunësisë është i një niveli të lartë. Ne duhet të falsim për këtë, për të parë se cilat janë rreziqet që paraqiten. Ju duhet të përfitoni nga ato që ofrohen. Është e rëndësishme që të kuptoni e kjo nismë, do të ju krijojë mundësinë për një arsim më të mirë, dhe në bashkëpunim me qeverinë të ketë më shumë mundësi për punë. Ju do të jeni gjenerata e re e liderëve në vend. Ju duhet të jeni konkurrues.” tha Vlahutin
Nikolla: Arsim cilësor e siguri në shkolla
Në takimin e zhvilluar në Qendrën e Informimit të BE-së, ministrja Nikolla tha se sistemi ynë arsimor ka në qendër nxënësin. Sipas Nikollës është me rëndësi vendosja e një komunikimi të ri nxënës-shkollë-ministri, për të përcjellë problematikat dhe për t’i zgjidhur ato.
“Ende ka shtresa në nevojë që kërkojnë më shumë vëmendje, dhe ne kemi lancuar programe mbështetje, për pajisjen me libra falas, apo procese të tjera ndihme për realizimin e shkollimit. Por duhet që shkolla të jetë një mjedis i sigurt. Synohet një shkollë e fokusuar dhe e organizuar në mënyrë të tillë që zëri i nxënësve të dëgjohet.
Vetëm përmes komunikimit të ri nxënës-shkollë-ministri mund të bëhet realizimi i të gjitha pritshmërive dhe atyre që duhet të realizohet në shkolla”, tha ministrja Lindita Nikolla.
Scolamiero: Duam të kuptojmë që të drejtat tuaja po zbatohen në mënyrën e duhur
Shefja e UNICEF në Shqipëri Antonella Scolamiero e pranishme në këtë aktivitet theksoi se UNICEF do të kuptojë që të drejtat fëmijëve po zbatohen në mënyrën e duhur. Kjo është në qendër të debatit tashmë. UNICEF shikon inovacionin si një fushë ku mund të trajtohen çështje të ndryshme.
"Jam e lumtur që jam këtu me ju. Më vjen mirë që në një periudhë të shkurtër që jam këtu të rinjtë janë të përfshirë në diskutimet për ta. Ne po shikojmë Evropën si një forcë drejtuese udhëheqëse sa i përket të drejtave të fëmijëve. Ne duhet të jemi në gjendje që të ju dëgjojmë ju dhe të gjejmë zgjidhje për situatat me të cilat përballemi. Ne duam të jemi në gjendje të kuptojmë që të drejtat tuaja po zbatohen në mënyrën e duhur. Kjo është në qendër të debatit tashmë. UNICEF shikon inovacionin si një fushë ku mund të trajtohen çështje të ndryshme." tha Scolamiero
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)