Borxhi
"Moody's"bën të ditur se sfidat e rritjes së kreditimit janë të pasqyruara kryesisht në përkeqësishim e ndjeshëm të përfomancës së qeverisë për sa u përket mbledhjes së taksave dhe tatimeve vitin e kaluar. Sipas agjencisë financaire kjo ka bërë që niveli i borxhit të jetë në mënyrë të konsiderueshme se vende të tjera që kanë një vlerësim B1 për borxhin publik. Aktualisht borxhi i Shqipërisë vlerësohet me notën B1, që nuk është nga më të mirat. Ndërkaq, sfidat e rritjes së kreditimit përkeqësohen nga një strukturë e dobët finacimi. Sipas raportit, arsyet për këtë strukturë të brishtë financimi janë si mëposhtë. Së pari është një mesatere e ulët e maturitetit të ponderuar të borxhit publik, edhe pse është në rritje të qendrueshme.
Së dyti nuk ka një bazë të lartë investimesh në sistemin bankar të brendshëm. Së treti është sasia e madhe e monedhës së huaj para së cilës ekspozohen sistemi bankar dhe qeveria. Ndërkaq faktorë lehtësues të vënë në dukje nga Moody’s, që ndihmojnë në përmirësimin e situatës financiare,janë një mbikëqyrje e kujdesshme e situatës ekonomike dhe kredenciale të forta të qendrueshmërisë së çmimeve nga Banka e Shqipërisë. Këto janë pasqyruar në qëndrueshmërinë e kursit të këmbimit gjatë viteve të fundit. Gjithashtu në raport thuhet se përmirësimet në procesin e ekzekutimit të kolateralit kanë potencialin për të permirësuar çështjen e huave të sistemit bankar.
Kreditimi
Sipas “Moody’s” pikat e forta të kreditimit në Shqipëri përfshijnë qëndresën ekonomike relative kundrejt krizës financiare globale dhe borxhit të eurozonës si rezultat i stimujve fiskal dhe dhe monetar. Megjithate, agjencia financiare vë në dukje faktin se investime të huaja të qendrueshme vazhdojnë të mbulojnë deficitin e konsiderueshëm ekonomik. Ndërkaq, të ardhurat mesatare në Shqipëri vazhdojnë të jenë të vogla dhe ekonomia vazhdon të ketë një volum të vogël. Ndërkohë në këtë raport theksohet fakti se gjatë vitit 2012, veprimtaria ekonomike e vendit është ngadalësuar ndjeshëm ndërsa kreditimi pësoi tkurrje. Në parashikimet e agjencisë financiare parashikohet që të ketë një ndrydhje të rritjes në të ardhmen.
Rrugëdalja
Edhe pse gjëndja ekonomike e Shqipërisë parashikohet të jetë e zymtë, “Moody’s” vlerëson se faktorët e jashtëm si marrja e statusit vend kandidat në BE në dhjetor të këtij viti dhe ndërtimi i gazësjellësit “TAP”, do të kenë një ndikim pozitiv.
Struktura financaire, nuk ka vend për gabime
Sipas “Moody’s”, qendrueshmëria që pritet për të ardhmen për çmimin e borxhit publik të Shqipërsië e balancon mundësinë e marrjes së statusit të vendit kandidat në BE me borxhin e lartë publik aktual të vendit tonë dhe dobësitë e strukturës së finacimit të borxhit. Nga ana tjetër, në një kohëzgjatje afatshkurtër, dështimi në menaxhimin e situatës së përkeqësuar të financave do të çonte në uljen e mëtejshme të vlerësimit nga kjo agjenci finaciare.
Shkrimi u publikua sot (20.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)