Vlerësimi i punonjësve socialë, 1/3
nuk kualifikohet, shansi 2 në jana
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka publikuar këtë të hënë rezultatet e vlerësimit të të gjithë punonjësve socialë që shërbejnë në institucionet e përkujdesit social publik në nivel vendor dhe qendror. Sipas rezultateve të testimit, afro 1-3 e të gjithë punonjësve socialë që iu nënshtruan testit nuk janë kualifikuar. Punonjësit e pakualifikuar nuk do të pushohen nga puna, por do t'u jepet një tjetër mundësi në muajin janar.
Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka publikuar këtë të hënë rezultatet e vlerësimit të të gjithë punonjësve socialë që shërbejnë në institucionet e përkujdesit social publik në nivel vendor dhe qendror. Sipas rezultateve të testimit, afro1-3 e të gjithë punonjësve socialë që iu nënshtruan testit nuk janë kualifikuar.
Në një prononcim për mediat drejtoresha e Përgjithshme e Politikave Sociale, Merita Xhafaj, tha se nga 557 punonjës të institucioneve të përkujdesit social publik që ofrojnë shërbime për fëmijët në nevojë, fëmijët me aftësi të kufizuara, të moshuarit, viktimat e trafikimit, viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare, 384 janë kualifikuar dhe pjesa tjetër prej 173 punonjësish nuk kanë mundur ta kalojnë testin.
Por sipas Xhafaj, për punonjësit e pakualifikuar do të krijohet një mundësi e dytë në mënyrë që t’i nënshtrohen një vlerësimi tjetër në muajin janar.
“Në zbatim të legjislacionit në fuqi për punonjësit që nuk janë kualifikuar, sqarojmë se ata do të rivlerësohen në muajin janar 2016. Këto pozicione pune do të konsiderohen vakante dhe vlerësimi do të jetë i hapur jo vetëm për 173 punonjësit ekzistues, por edhe për të gjithë personat e interesuar për t’u punësuar në institucionet e përkujdesit social publik”, sqaroi Xhafaj.
E nëse përsëri 173 punonjësit aktualë nuk do të kualifikohen, ata automatikisht do të largohen nga vendi i punës dhe do të zëvendësohen me ata që do të kualifikohen në vlerësimin e muajit janar 2016.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4485
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Muça: Ju iku Braimllari te PS! Basha i PL: Kush shkon te Rama përfundon në burg
15 Janar, 22:10
-
Kosova gjatë 'Trump', Çollaku: Pres zgjidhje të konfliktit Prishtinë-Beograd! Krisafi: Ai mund të hedhë në erë sistemin ndërkombëtar! Arapi: Do rikërkojë shkëmbim territoresh
15 Janar, 22:10
-
Zgjedhjet/ Daci në Repolitix: PS më e favorizuara nga vota e diasporës! Basha: Do votojnë kundër pushtetit! Muça: Do jetë pjesëmarrje qesharake
15 Janar, 22:04
-
Spanjë/ Kapet gomonia me sasi të madhe kokaine, arrestohen 7 shqiptarë
15 Janar, 21:46
-
NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO
15 Janar, 21:27
-
Kupa e Shqipërisë/ Përcaktohen tetë ekipet çerekfinaliste, ndahen vazot për shortin
15 Janar, 21:19
-
Kuvendi Rinor i Tiranës, Veliaj: Nuk ka forcë në botë që më ndalon, të bëj fushatën më të fuqishme për fitoren e PS dhe Edi Ramës
15 Janar, 20:57
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, ekip i përbashkët Katar-Egjipt-SHBA për monitorimin e armëpushimit
15 Janar, 20:46
-
21 janari/ Veliaj: Në mes të Bulevardit vriteshin njerëz me plumba në mish se ishin socialistë
15 Janar, 20:45
-
Hyn në fuqi strategjia afatmesme e të ardhurave, goditje nëndeklarimit të pagave! Buxheti i shtetit do përfitojë 650 mln €
15 Janar, 20:43
-
Ylli Pata: Pse Gaz Bardhi i trembet primareve në PD?!
15 Janar, 20:39
-
Marrëveshja Hamas-Izrael, meritë e Trump? Biden: Po bëjmë shaka? Ishte punë në ekip
15 Janar, 20:32