Vllazni o zemër, u kalbe nga zhumilet...

Vllazni o zemër, u kalbe nga zhumilet...

Ekipi i Vllaznise

Më vjen keq për Vllazninë, me plas më vjen. Skuadra e zemrës është në ditët e saj më të vështira, është në prag të katastrofës historike.

E gjitha vjen jo për shkak të kualiteteve, të cilët Shkodra i ka me tonelata dhe shkëlqejnë ku do që luajnë, por për shkak të keqmenaxhimit, për shkak të indiferencës dhe të mos bërjes asgjë për të ruajtur traditën.

Më falni por, nëse nuk kujdeset për Vllazninë, për çfarë dreqin po kujdeset tjetër Bashkia Shkoder? Nëse nuk bën asgjë për Vllazninë, thjesht nuk ke bërë asgjë për asgjë dhe që tani mund ta quash pa frikë një mandat 100% të dështuar.

Është i dyti vit radhazi që Vllaznia lëngon, vjet na ndihmoi Zoti, sivjet jemi përsëri në dorë të Tij. Pyetja është, "a është e qëllimtë e gjitha kjo"? Mendimet dhe ndjesitë nuk ja vërtetojmë dot askujt, por veprimet dhe mosveprimet janë të dukshme. Vllaznisë nuk ia ulën kokën as lojtarët, as trajnerët, as tifozët, as 1997-ta madje as komunizmi por sot, e shkreta, gjunjëzohet nga paaftësia.

Vllazni o zemër, shpresoj shumë që këto ndeshje qe kane ngelur ti te gjesh forcë të tregosh se ajo bluzë peshon rëndë që prej 1919-tes dhe s'mund te hidhet si lecke nga të papërgjegjshmit. Nuk shkohet drejte 100 vjetorit kokulur.

Ai qytet ka nje binom te pandare, Teatrin dhe Vllaznine, nese njera nuk eshte, Shkodra çalon. Zot hidhi syte nga vendlindja, te lutem....!

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

Mat/ Humbi kontrollin e makinës, 40 vjeçari përplas për vdekje të moshuarin